Dimitrievski: Shkaku kryesor i largimit të të rinjve është, se gati 20 vite elita politike i manipulon

    Gjendja socio-ekonomike nuk është arsyeja kryesore pse të rinjtë largohen nga vendi, tha në emisionin “Magazina Ekonoimike” kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Sipas tij, shkaku kryesor i largimit të të rinjve është sistemi i parregulluar.

    “Njerëzit nuk largohen jashtë vendit vetëm për shkak të gjendjes sociale dhe ekonomike. Ata largohen sepse nuk duan të jetojnë në një sistem të parregulluar. Nuk duan të shohin sesi më shumë se 20 vjet shkon njëra dhe vjen tjetra parti, pavarësisht cila parti është në Qeveri, dhe qytetarët e shohin këtë dhe thjeshtë kuptojnë që elita politike që sundon, manipulon me ta dhe nuk ka për qëllim ta rregullojë shtetin”, tha Dimitrievski. 

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Le të na tregojë Qeveria si t’i paguajmë faturat, përderisa e kemi të bllokuar llogarinë me 7 milionë euro vendime përmbarimi

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Ali Ahmeti, Grubi dhe Osmani, ndryshimin e Kushtetutës e kanë vendosur në ankand

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë