Dimovski: Serbia tërheq punëtorët e pakënaqur të Maqedonisë së Veriut

    Industrialistët serbë tashmë po i tërheqin punëtorët tanë që janë të pakënaqur nga të ardhurat, u shpreh kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Siç shton ai, kushtet atje janë shumë më të favorshme se tek ne, përcjell Nistori.

    “Kapacitete të caktuara si FENI, veçmë janë në pushim të detyruar. Po e them publikisht, kolegët nga Serbia tashmë po rekrutojnë njerëz për t’i transferuar në punë në minierat serbe, ku pagat janë 35% më të larta”, tha Dimovski.

    Kryengritje sociale për realizimin e të drejtave të punëtorëve

    Dimovski theksoi se punëtorët dhe punëdhënësit janë të pakënaqur me masat e Qeverisë, duke shtuar se e vetmja gjë që ka mbetur është kryengritja sociale.

    “Situata është alarmante. Punëdhënësit janë të pakënaqur, punëtorët janë të pakënaqur dhe nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse të dalim në rrugë dhe të luftojmë për të drejtat tona të përcaktuara në ligj, me një kryengritje sociale “, shtoi Dimovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Baerbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Rusia kryen sulme të reja në rajonet ukrainase

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë