Diskriminohet Shutka, nuk mblidhen mbeturinat!

    Pesë muaj më parë, Komisionit për Parandalimin e Diskriminimit i është dërguar një peticion për mbrojtje nga diskriminimi në bazë etnike, racore dhe përkatësisë në grup të margjinalizuar në emër të banorëve romë që jetojnë në Komunën e Shuto Orizarit. Në ankesë thuhet se këta banorë po përballen me probleme të rënduara nga deponitë e paligjshme dhe menaxhimi jo i duhur i mbetjeve, dhe kjo i prek drejtpërdrejt.

    Aty theksohet gjithashtu se një gjë e tillë po vazhdon prej kohësh, duke bërë që këta banorë me ndotje dhe erëra të pakëndshme. Fajtori kryesor përmendet “Higjiena Komunale-Shkup” dhe Qyteti i Shkupit, të cilët nuk po e kryejnë detyrën e tyre, gjegjësisht, rregullisht të grumbullojnë mbeturinat nga komuna.

    Edhe pse Komisioni dy herë ka tentuar të marrë përgjigje nga Qyteti i Shkupit, kërkesat e tyre kanë mbetur të kota, sepse askush nga qyteti nuk është përgjigjur në pyetjet e Komisionit.

    Në ndërkohë, është zhvilluar një bisedë me kryetarin e Komunës së Shuto Orizarit, ku është theksuar se qyteti po e bllokon qëllimisht Komunën e Shuto Orizarit, ndërsa si arsye është bërë protesta e cila ka ndodhur para zyrave të qytetit. Gjithashtu, u tha se qasja në transportin publik është një problem i madh sepse autobusët 19 dhe 20 nuk funksionojnë fare.

    Komisioni zhvilloi bisedime edhe me përfaqësues të NP “Higjiena Komunale”, ku u sqarua mënyra e grumbullimit të mbeturinave dhe plani i punës së tyre.

    Mirëpo, Komisioni ka vendosur që banorët e kësaj komune në mënyrë indirekte janë të diskriminuar dhe rekomandon që si Qyteti i Shkupit ashtu edhe ndërmarrja komunale t’i eliminojnë këto mangësi në afat prej 30 ditësh, në të kundërtën do të iniciohet procedurë kundër personave përgjegjës në Qytetin e Shkupit dhe NP “Higjiena Komunale”. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Rrëfimi i një babai palestinez për fëmijët e tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë