DITA E KOMUNËS SË TETOVËS | Kasami ndau mirënjohje për personat nga sfera të ndryshme shoqërore

    Komuna e Tetovës sot në mbledhjen solemne të Këshillit Komunal, në formë simbolike shënoi ditën e saj, ku morën pjesë qytetarë nga veprimtari të ndryshme, me çka u ndanë edhe mirënjohje.

    Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje për persona nga sfera të ndryshme të shoqërisë, të cilët kanë kontribuar për qytetin dhe komunën.

    Me rastin e shënimit të kësaj dite, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami theksoi se themelimi i institucioneve demokratike mbetet një dimension shumë i rëndësishëm i kalimit nga sistemi i njëmendësisë në sistemin e pluralizmit politik. Ku ky kalim, siç tha ai shënon një fazë të re edhe në jetën e qytetarëve.

    “Pikërisht 3 marsi shënon konstituimin e Këshillit të parë komunal shumë partiak në Tetovë, një ngjarje që i dha kuptim demokratik menaxhimit të komunës së Tetovës përmes konkurrencës politike dhe vizionit demokratik. Pikërisht në këtë ditë, me këtë seancë solemne, ne bashkërisht shënojmë edhe angazhimin tonë në drejtim të zhvillimit të qytetit, arritjet e deritashme, sfidat e panumërta dhe përkushtimin për t’i dhënë qytetit një dinamikë tjetër zhvillimi dhe progresi të gjithanshëm”, tha Kasami. 

    Mes tjerash ai gjithashtu theksoi se do të angazhohen për më shumë investime kapitale, investime në infrastrukturë, arsim dhe kulturë.

    Këshilli i parë shumë partiak në Tetovë u formua në vitin 1992.

    Lajmi Paraprak

    Përfundon protesta e opozitës, Berisha: Rama është armik i miqve tanë në SHBA dhe Evropë

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa: Jemi parti me ideal, nuk shesim interesat e popullit për një kolltuk pushteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë