Djali i deputetes së VLEN-it, Merita Kollçi Koçaxhiku, është pranuar si këshilltar i drejtorit në M NAV

    Premtim Koçaxhiku do të këshillojë drejtorin e M-NAV-it, Fatmir Zimberin, i emëruar nga koalicioni qeverisës VLEN. Deputetja Merita Kollçi Koçaxhiku konfirmoi se djali i saj është pranuar në konkursin e fundit të M-NAV-it, duke theksuar se nuk ka asgjë për t’u fshehur dhe se ai kishte qenë i papunë për një kohë të gjatë, shkruan SDK, përcjell Nistori.

    Merita Merita Kollçi Koçaxhiku ishte pjesë e BDI-së deri vitin e kaluar.

    Drejtori Zimberi e intervistoi dhe e pranoi personalisht Koçaxhikun, por nuk ka dëshmi se ai ishte kandidati më i mirë ndër të gjithë aplikuesit. Gjatë intervistimeve, si në rastin e kandidatëve të pranuar ashtu edhe të refuzuar, kontrollori i trafikut ajror – përfaqësues i sindikatës – u mbajt jashtë dhe nuk u lejua të vëzhgonte procesin.

    Në vazhdimin e dytë të konkursit të parë, ku tashmë ishin punësuar nënkryetari i Unionit të Forcave të Reja (UMS) të VMRO-DPMNE-së, bashkëshorti i drejtoreshës së Regjistrit Qendror nga VMRO-DPMNE dhe bashkëshortja e një të dënuari për sulmin e organizuar në Parlament më 27 prill 2017, tani u punësuan edhe kandidatët që duhej të hynin qysh në qershor, por atëherë nuk kishin dokumentacion të plotë.

    Në këtë listë hyjnë: kandidati për deputet nga VMRO-DPMNE në Shuto Orizarë, Erxhan Demiri, i cili nuk arriti të hyjë në Parlament; Artan Shaqiri (i punësuar si roje sigurie në një objekt, ndërsa M-NAV paguan një agjenci private sigurie); Igor Milloshevski; Aleksandar Nakovski dhe Selvije Mahmut.

    Në arkivin e departamentit të personelit të M-NAV-it gjenden dokumente që vërtetojnë se kandidatët e pranuar në konkursin e përsëritur kishin aplikuar edhe gjatë herës së parë.

    Sindikatat e Kontrollorëve të Trafikut Ajror denoncojnë se bëhet fjalë për punësime të paligjshme dhe për shtyrje të kuadrove partiake e familjare në M-NAV, me paga fillestare mbi 1,000 euro. Kjo ndodh në një situatë kur mungojnë kontrollorët e trafikut ajror (që kërkojnë të paktën tre vite trajnim), inxhinierët, meteorologët dhe personeli tjetër i kualifikuar. Pavarësisht raportimeve të vazhdueshme të sindikatës në Inspektoratin Shtetëror të Punës, ky institucion mbetet pasiv dhe nuk reagon përballë skandaleve të raportuara. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    EShR: pa staf dhe pa rregulla, RQP rrezikon cilësinë e të dhënave

    Lajmi i rradhës

    Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë