Djemtë, vajzat, gratë dhe nuset e politikanëve dhe gjyqtarëve do të jenë gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm në RMV (Lista)

    *Foto Arikiv

    Djem të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë, bashkëshortet e kreut të PThP KOK dhe të njërit kryetar komune, djali dhe nusja e Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit janë ndër kandidatët që kanë mbaruar Akademinë për Gjyqtarët dhe prokurorët publikë, shkruan 360 gradë, përcjell Nistori.

    Gjyqësori në vend do të rinovohet me personel të ri. Provimin përfundimtar të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë e kanë dhënë gjithsej 58 kandidatë dhe lista përfundimtare e renditjes sot do t’i dorëzohet Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.

    “Ju urojmë zgjedhje të shpejta”, u tha Akademia gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm.

    Nga 58 kandidatë, 30 kaluan për gjyqtarë dhe 28 për prokurorë publikë. Në listën e gjyqtarëve të ardhshëm mund të gjeni emrat e të afërmve të zyrtarëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve aktualë dhe ish.

    Ndër ata që “bien në sy” më së shumti është emri Barlet Xhaferi, djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili do të jetë prokurori i ardhshëm publik. Ai renditet në vendin e 42-të me gjithsej 55.68 pikë.

    Emri i Barlet Xhaferit bëri bujë në opinion në fund të vitit 2022, kur Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) njoftoi se ai kishte fituar të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në vitin 2015, ndonëse ende nuk ishte diplomuar.

    Përveç kryetarit të Kuvendit, në të ardhmen pjesë e gjyqësorit do të jetë edhe Cvetanka Ivanova, familjare e sekretarit të përgjithshëm të legjislativit. Kunata e saj Biljana Ivanova renditet e 21-ta dhe do të jetë gjyqtare.

    Bashkëshortja e kreut të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi, në të ardhmen do të jetë edhe kolegia i tij – prokurore publike.

    Albulena Abazi ka diplomuar Akademinë në pozitën e 51-të nga 58 kandidatë që kaluan.

    Fakti që ajo ishte dëgjuese ishte arsyeja që Abazi të heqë dorë nga vendi në Bordin Drejtues të cilit i ishte propozuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.

    “Siç e theksova në fjalimin tim fillestar për publikun, bashkëshortja ime aktualisht është studente në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë. Duke qenë se ajo është në prag të përfundimit të Akademisë, nuk dua asnjë dyshim për objektivitetin e provimit përfundimtar dhe vlerësimit”. – tha Abazi tha në nëntor 2022, një javë pasi u zgjodh në krye të KShPK.

    Edhe atëherë, prokurori nuk ka parë diçka kontestuese që edhe gruaja e tij të jetë prokurore publike dhe siç tha ai, ligji e ndalon vetë që bashkëshortët të punojnë në të njëjtën prokurori publike, kështu që gruaja e tij mund të konkurrojë në konkurse për prokurori të tjera të shtetit.

    Pjesë e sistemit të drejtësisë do të bëhet edhe vajza e prokurores në pension Gordana Smaçoska, por ndryshe nga nëna e saj, Biljana Smaçoska, ajo ka mbaruar Akademinë si kandidate për gjyqtare. Ajo renditet e treta në listën përfundimtare.

    Pikërisht nën emrin e saj – në vendin e katërt në ranglistën për këtë gjeneratë të kandidatëve nga Akademia, nga ana tjetër, mund të lexohet se është kandidatja për gjyqtare Simona Mutsunski-Bubevska. Fjala është për gruan e Timço Mutsunskit, kryetarit të Aeroportit dhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, parti nga e cila mëngjesin e sotëm akuzoi LSDM-në dhe BDI-në në pushtet se kanë mbushur gjyqësorin me fëmijë dhe bashkëshortë të pushtetarëve.

    Në mesin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë të ardhshëm mund të lexohen emrat e vajzave dhe djemve të disa gjyqtarëve të tjerë aktualë.

    Dragan Josifovski, djali i prokurores Elizabeta Josifovska, e cila ishte pjesë e PSP-së dhe zëvendësja e Katica Janevës, do të jetë gjyqtar i ardhshëm. Ai përfundoi në vendin e 13-të në renditjen përfundimtare.

    Këtu është edhe Jetmir Bexheti, djali i gjyqtarit të Apelit në Shkup, Enver Bexheti, i cili ka qenë pjesë e trupit gjykues që ka rrëzuar aktgjykimin për përgjimin masiv në rastin “Target-Fortesa”, dhe Këshilli Gjyqësor ka konstatuar se rasti po mbahet pa shpjegim në sirtar për muaj të tërë. Ndryshe nga babai i tij gjykatës, Jetmir Bexheti zgjodhi të ishte prokuror publik. Ai renditet i 49-ti. Por edhe djali i ish-anëtarit të BDI-së në KShZ, tani gjykatës administrativ Subhi Jakupi, Ilir Jakupit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zbulohet pllakë e vjetër në Shkup në të cilën shkruan “Dardanus”

    Lajmi i rradhës

    Pas disa vitesh nuk do të ketë kush të na bëjë byrek | Të rinjtë në Maqedoni nuk duan të jenë bukëpjekës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë