Do të largohen personat që kërkojnë lëmoshë në rrugët e Çarshisë së Shkupit

    Çarshia e vjetër e Shkupit / Fotografia: Ramadan Abdiu

    Nga rrugët e Çarshisë së Shkupit do të largohen personat që kërkojnë lëmoshë, kështu parashihet në planin e përpiluar ndërmjet Esnafit të Çarshisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës për punë sociale, përcjell TV21.

    “Esnafi i Çarshisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën për punë sociale kemi përpiluar plan për largimin e personave që kërkojnë lemoshë nëpër rrugët e Çarshisë. Falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët posaçërisht Komandantin e Stacionit policor -Bit Pazar, Dugagjin Kashtanjeva dhe drejtorin e Qendrës për punë sociale z. Izeir Memedi”, thuhet në njoftimin e Esnafit.

    Lajmi Paraprak

    Nuk pritet të ulet çmimi i banesave, pavarësisht se materialet shiten më lirë

    Lajmi i rradhës

    Me ajër apo me vaj – Si të zgjidhni fritezën e duhur për gatim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë