“Do të pranojmë çdo propozim që hap rrugën e integrimit në BE”

    Nga Lëvizja Besa sot përmes një kumtese kanë njoftuar se mbështesin propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Nga kjo parti gjithashtu thonë se në hapjen e Kushtetutës për futjen e komunitetit kroat, malazez dhe bullgar në Preambulë, të hiqet “20%” dhe të shkruhet gjuha shqipe.

    ”Lëvizja BESA është informuar nga ana e Qeverisë rreth propozimit francez dhe konform vendimeve partiake Lëvizja BESA edhe njëherë konfirmon se do pranojmë çdo propozim që hap rrugën e integrimit në BE dhe që i njejti nuk do cenonte interesat e shqiptarëve në vend. Poashtu pasi që propozimi francez në vete implikon ndryshime kushtetuese, ne për të dëshmuar konzistencën politike nga hapja e fundit e kushtetutës do kërkojmë që të korigjojnë në kushtetutë terminologjinë “gjuha që flasin mbi 20% e popullatës” të zavendësohet me termin “gjuha shqipe””, thonë nga Lëvizja Besa.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE: Gjuha maqedone nuk është e garantuar, Qeveria gënjen

    Lajmi i rradhës

    Finlanda optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën në vjeshtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë