Do të rritet shpejtësia e trenave në hekurudhën Veles – Shkup pas përfundimit të sanimit

    Në vend të 20 kilometrave në orë, sa ishte shpejtësia maksimale e lejuar për trenat në hekurudhën Veles-Shkup, trenat në këtë pjesë tash e tutje do të lëvizin me një shpejtësi “të pabesueshme” 50 kilometra në orë.

    Siç njoftojnë nga NP Infrastruktura, një ndryshim i tillë vjen për shkak se ka përfunduar sanimi i hekurudhës.

    Në periudhën e kaluar, është punuar në ndërrimin e traversave dhe shinave prej druri në pjesën ndërmjet stacioneve Rajko Zhinzifov dhe Veles. Ndërrimi ka përfunduar dhe shpejtësia është rritur nga 20 km/h në 50 km/h, njofton NP Infrastruktura.

    Lajmi Paraprak

    ​Pse fëmijët po vonojnë të flasin? Neuropediatrja sqaron problematikën e kohëve moderne​

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit e shkollave fillore në Maqedoni dhunën e konsiderojnë si video-lojë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë