​Pse fëmijët po vonojnë të flasin? Neuropediatrja sqaron problematikën e kohëve moderne​

    Përditë e më shumë dëgjojmë prindër që tregojnë se fëmija i tyre ka vonesë në të folur, ashtu siç hasim prindër që gjejnë lloj-lloj justifikimesh në vend që të nxitojnë e të këshillohen më një mjek pediatër.

    Çrregullimet e neurozhvillimit dhe vonesat gjuhësore e problematikat e tjera janë sëmundshmëria e këtyre viteve të fundit, janë problematikat e momentit. Kështu që duhet t’i bëjmë sytë katër të gjithë prindër mjekë, edukatorë. Shpeshtësia e hasjes së kësaj problematike në popullatë është diku tek 7.5 përqind për fëmijët e moshës nga 18 muajsh ne 3 vjeç. Dhe kryesisht po shikohet tek djemtë.

    Si shkaktarë akuzohet shumë koha e kaluar para ekraneve, teknologjisë, mënyra e jetesës, e ushqyerjes, por problematika është shumë më e komplikuar se kaq. Ajo përqasja le të presim, ja të shikojmë, se edhe nëna apo babai kanë folur vonë, nuk duhen pranuar. Sapo prindi të vërejë se diçka nuk po shkon më zhvillimin gjuhësor të fëmijës, atë duhet ta vlerësojë një mjek pediatër dhe të trajtohet më pas me logoped”, u shpreh mjekja neuropediatre Migena Kika. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Gazetarja Nikoliq: Vuçiq synon bashkimin e Malit të Zi me Serbinë

    Lajmi i rradhës

    Do të rritet shpejtësia e trenave në hekurudhën Veles – Shkup pas përfundimit të sanimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë