“Do të tërheqim nëpër rrugë, do të fshijmë dyshemenë me ty” / Arsovska thotë se është kërcënuar drejtpërdrejt nga Mickoski

    Tensione të reja në marrëdhëniet mes Danela Arsovskës dhe Hristijan Mickoskit, pasi kryetarja tha se lideri i opozitës e ka kërcënuar. Në një paraqitje televizive, Arsovska është përgjigjur se kërcënimin e ka marrë “personalisht dhe drejtpërdrejt” nga Mickoski.

    “Nëse nuk e bën këtë, do të të ndodhë kjo dhe kjo… Në momentin e parë që do të bëhem kryeministër do të tërheqim nëpër rrugë, do të fshijmë dyshemenë me ty”, deklaroi Danela Arsovska – Kryetare e Qytetit të Shkupit.

    VMRO-DPMNE thonë se Arsovska gënjen dhe nuk ka pasur kërcënime. Partia ka kërkuar nga kryetarja e komunës që të iniciojë procedurë ose të denoncohet në polici. Nga Qyteti i Shkupit nuk ka përgjigje nëse Arsovska do ta paraqesë rastin.

    “Danela Arsovska duhet të jetë menaxhere siç u ka premtuar qytetarëve dhe jo të manipulojë opinionin. Gjithashtu vlerësoj që në këtë moment duhet ta kontrollojë aftësinë e saj afariste madje të kërkojë ndihmë profesionale nëse e vlerëson se ka nevojë”, deklaroi Dragan Kovaçki – anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së.

    Kryeministri Kovaçevski vlerëson se ky nivel i kulturës politike ka ndodhur për njëmbëdhjetë vjet në kohën e VMRO-DPMNE-së dhe tani është reflektuar në funksionimin e Qytetit të Shkupit.

    “E njëjta gjë me të njëjtët persona është konfirmuar edhe në qytetin e Shkupit për vetëm një vit, se funksionojnë njësoj… me kërcënime, me shantazhe, me fjalët më poshtëruese mes tyre, siç e pamë dje mes kryetares nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe të gjithë ata që menaxhojnë me qytetin e Shkupit”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

    Arsovska mori mbështetjen e VMRO-së në zgjedhjet lokale, por në shtator të këtij viti ajo akuzoi se partia dhe drejtori i atëhershëm i Ujësjellësit, Zllatko Perinski, kanë tentuar të keqpërdorin tenderin për ujësjellësin. Që atëherë ajo ka shkarkuar të gjithë drejtorët që janë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Mickoski ka thënë se me Danelën i kanë ndarë rrugët. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kriza energjetike ndikon edhe në ndotjen e ajrit në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Vendimi për lëndën “Shënjestra – Fortesa”, Spasovski: Kjo na çon deri te mosbesimi i qytetarëve te sistemi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë