Vendimi për lëndën “Shënjestra – Fortesa”, Spasovski: Kjo na çon deri te mosbesimi i qytetarëve te sistemi

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Tetovë duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për heqjen e vendimit gjykatës së shkallës së parë për rastin “Shënjestra – Fortesa”, tha se kjo është nënçmuese dhe se sistemi humb besimin e qytetarëve.

    “Të gjithë themi se nuk duhet të komentojmë vendimet gjyqësore, unë i mbahem këtij parimi, por është kjo është nënçmuese dhe na çon deri te mosbesimi i qytetarëve te sistemi”, tha Spasovski.

    Ai tha se të gjitha institucionet punojnë si MPB, ashtu edhe Prokuroria Publike për mbledhjen e dëshmive dhe më pas vjen deri te kjo që ndodhi.

    “Kjo nuk është mirë dhe është veçori e asaj që po ndodh me perceptimin e qytetarëve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, theksoi Spasovski.

    Lajmi Paraprak

    “Do të tërheqim nëpër rrugë, do të fshijmë dyshemenë me ty” / Arsovska thotë se është kërcënuar drejtpërdrejt nga Mickoski

    Lajmi i rradhës

    TAV Maqedoni vazhdon me fluturimet sipas orarit të rregullt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë