Doktor Rexhepi: Mos i dërgoni fëmijët në shkollë nëse kanë simptoma të virusit respirator

    Virusi sincicial i frymëmarrjes “vërshon” spitalet me pacientë të moshës së vegjël. Objektet spitalore tashmë janë të mbipopulluara, si në Spitalin “Kozle”, ashtu edhe në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup. Simptomat më karakteristike janë kollitja, rrjedhja e hundëve dhe teshtitja. Foshnjat janë më të prekurit nga virusi respirator, tha për “TV21” pediatri Fitim Rexhepi.

    “Është virus që më së shumti infekton foshnjat nga muaji i dytë deri në muajin e gjashtë apo të tetë. Prek pjesën e poshtme të rrugëve të frymëmarrjes duke shkaktuar kollitje, sekrecione nazale dhe teshtitje dhe në format më të rënda kemi vështirësi në frymëmarrje. Spitalet e fëmijëve, si në Shkup ashtu edhe në Tetovë, janë plot me fëmijë me të njëjtat simptoma. Kryesisht bartja e këtij virusi bëhet përmes ajrit, kollitja, teshtitja, sekrecionet e rrugëve të frymëmarrjes, si dhe mbajtja e maskave që ishte gjatë pandemisë, mund të jetë edhe masë mbrojtëse për këtë virus”, thotë Fitim Rexhepi.

    “Për të parandaluar përhapjen, nëse vëreni simptoma edhe më të lehta, mos i dërgoni fëmijët në çerdhe apo shkolla”, thotë Rexhepi.

    Si masë parandaluese ai rekomandon konsumimin e më shumë lëngjeve dhe vitaminave.

    “Mos shkuarja në shkollë nëse kemi fëmijë të sëmurë, për të mos infektuar të tjerët, ushqimi i mjaftueshëm me vitamina dhe konsumimi i lëngjeve, trajtimi mbështetës me antipiretikë, ajrimi i mirë i hapësirave, temperatura optimale ose ngrohja e mirë, do të ndikonte pozitivisht në parandalimin e virusit”, thotë Fitim Rexhepi.

    Lajmi Paraprak

    Shkollat në Tetovë refuzojnë të aplikojnë për rrymë të subvencionuar nga shteti

    Lajmi i rradhës

    Më fal jetë…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë