Më fal jetë…

    Venhar Kadria | Student

    Më fal jetë, por duhet të jetoj, duhet të jetoj në një vend ku migrimi është mundësia më e mirë e një të riu, por jo, nuk do të ikë, do të jetojë dhe do të luftojë për veten dhe për shumë të tjerë si puna ime.

    Të studiosh me vite, të marrësh përvoja të ndryshme për profesionin tënd në një shtet si RMV-ka, të punosh fortë dhe përsëri diploma universitare të qëndrojë në murret e dhomës time dhe jo aty ku vërtetë duhet të jetë.

    I LIGË ËSHTË KY SHTET

    • Politika e katandisur sa vjen e na dërgon në humnerë gjithë angazhimin tonë shumëvjeçarë, sa vjen e shkon dhe na humb shpresat për një jetë më të mirë.
    • Pse duhet të partizohemi për t’u punësuar, për të jetuar dhe për të qëndruar këtu?
    • Pse duhet të përdorim mekanizma poltikë për të kryer një obligim që duhet ta kryejmë vet dhe jo të na kryejnë të tjerët.
    • Pse o ju “Politikan” pse ?

      MËKAT SE NË ÇFARË VENDI JETOJMË..!

    Shpresë nuk kemi, shpresën na e morët. Dashuri për këtë vend nuk kemi, dashurinë na e morët. Fuqi nuk kemi, por fuqinë do ta fitojmë.

    • Jeta ka shumë sfida, por janë disa sfida që përfundimi dihet dhe ajo është e një studenti.
    • Pse duhet të ndodh kjo ?
    • Pse na e bëni këtë ?
    • Pse na shkatërroni ardhmërinë?
    • A keni fije turpi?
    • Edhe sa duhet të pasuroheni në emët të popullit?
    • Edhe sa duhet të zgjatë kjo katastrofë?
    • Mjaft, mjaft, mjaft më!

    *Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Doktor Rexhepi: Mos i dërgoni fëmijët në shkollë nëse kanë simptoma të virusit respirator

    Lajmi i rradhës

    Maqedonisë i kërkohen rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit

    Lajme tjera

    Për intelektualët…

    SERVET GURA  Intelektualët janë njerëzit që vuajnë, rriten dhe piqen me dhimbjet e shoqërisë në të cilën jetojnë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë