Doktorëve dhe infermierëve në Maqedoninë e Veriut, do t’u rriten rrogat për 35 euro

    Sindikatat e mjekëve në takimin e zhvilluar sot me Ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali kanë arritur ujdi për rritje të pagave të të gjithë punonjësve shëndetësor publik.

    Sipas informacioneve jo zyrtare që siguruam nga marrëveshja e arritur të premten në mbrëmje, pagat do të rriten nga muaji janar 2023 në mënyrë lineare për 2,000 denarë për të gjithë specialistët, doktorët, infermierët, personelin spitalor, laborantët, akusherët, farmacistët, stomatologët dhe të tjerët, të cilët punojnë në institucionet shëndetësore publike.

    Detajet priten të definohen javës që vjen për koeficientin e pagave të kategorizimeve si dhe për numrin e saktë të mantel bardhëve.

    Sipas të dhënave mbi 12,800 punonjës shëndetësor janë të angazhuar në shëndetësinë publike, që buxhetit të shtetit do ti kushtojnë diçka më tepër se 400 mijë euro në muaj ose rreth 5 milion euro nga buxheti vjetor i Ministrisë së Shëndetësisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Skandalet në Onkologji nuk kanë fund, drejtori Nehat Nuhi fut në sistem disa familjarë të tij

    Lajmi i rradhës

    Baza ligjore për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë