Dokumentet e humbura dhe të vjedhura – MPB digjitalizon shërbimin

    Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar një platformë të re digjitale për publikimin dhe shkëmbimin e të dhënave për dokumentet e humbura ose të vjedhura që shpallen në Gazetën Zyrtare.

    Qëllimi është të përshpejtohet komunikimi mes institucioneve dhe t’u ofrohen qytetarëve shërbime më të shpejta dhe më efikase, duke kursyer kohë. Me këtë sistem të ri, shkëmbimi i të dhënave nuk do të bëhet më me email, por përmes platformës kombëtare për ndërveprueshmëri.

    Gazeta Zyrtare do t’i marrë çdo ditë automatikisht dokumentet e raportuara si të humbura ose të vjedhura dhe do t’i publikojë si të pavlefshme. Pas publikimit, MPB do t’i marrë po ashtu automatikisht këto të dhëna dhe do t’i përditësojë në sistemin e saj të brendshëm, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin më shpejt dokumente të reja.

    Lajmi Paraprak

    Të dhënat personale – në vend të mbrojtjes, në tezgë për keqpërdorim

    Lajmi i rradhës

    Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies: çka tregojnë të dhënat?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë