Dokumentet e udhëtimit me procedurë të shkurtuar edhe për diasporën e Maqedonisë në Çikago

    Në Konsullatën e Përgjithshme të Maqedonisë së Veriut në Çikago të SHBA-së, rrjedh lëshimi mobil i dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Nga Konsullata e atjeshme e Përgjithshme theksojnë se deri më tani rreth 160 personave u janë marrë të dhënat për pasaporta të reja biometrike, ndërsa 60 prej tyre tashmë i kanë marrë pasaportat, kumtoi MPJ-ja.

    “Konsullata në Çikago mbulon 22 njësi federale në SHBA, gjë që është tregues për numrin e madh të Diasporës që jeton në këtë territor. Me pajisjen e re, pasaportat do të përgatiten shumë më shpejtë se sa në të kaluarën dhe palët e interesuara do të jenë më të kënaqur me këtë shërbim”, tha konsulli ynë i Përgjithshëm në Çikago Petrit Musliu.

    Për lehtësimin dhe efikasitetin e gjithë procesit, u deklaruan edhe qytetarët e vendit në SHBA.

    “Sapo erdha ta ripërtrij pasaportën e skaduar. I gjithë procesi ishte shumë i shpejtë, mbarova punë brenda 30 minutave. Përvoja ishte shumë e këndshme dhe e vlerësoj shumë.”

    “Procedura ka qenë e shpejtë, zgjati më pak se gjysmë ore. Për katër javë do të kem pasaportë të re.”

    “Erdha në kohë. Më pranuan menjëherë dhe mbarova punë për gjysmë ore, ndaj të gjithë duhet të vijnë në Konsullatën në Çikago!”

    Lajmi Paraprak

    Filipçe: E menaxhuam suksesshëm pandeminë, jam krenar për këtë

    Lajmi i rradhës

    Si të shmangni tharjen e dëmshme të ajrit nga ngrohësit gjatë dimrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë