Drejt territ: Gjermanët përgatiten për dimër pa gaz rus

    Dritat janë fikur në monumentet e famshme dhe gjermanët po grumbullojnë dru dhe qymyr pasi rrjedhat e gazit nga Rusia po bëhen gjithnjë e më të pasigurta.


    Kështu dukej bregu i famshëm i Dresdenit në mbrëmjen e 22 gushtit. Dritat e ndezura zakonisht shfaqin arkitekturën e qytetit gjermano-lindor, por javët e fundit kjo vijë horizonti nuk është ndriçuar.  
    1Kështu dukej bregu i famshëm i Dresdenit në mbrëmjen e 22 gushtit. Dritat e ndezura zakonisht shfaqin arkitekturën e qytetit gjermano-lindor, por javët e fundit kjo vijë horizonti nuk është ndriçuar.
     
    Njerëzit duke shijuar një mbrëmje verore pranë Katedrales qendrore të Berlinit.  Edhe në Berlin, vendet historike të qytetit qëndrojnë kryesisht të pandriçuara pas perëndimit të diellit.   
    2Njerëzit duke shijuar një mbrëmje verore pranë Katedrales qendrore të Berlinit. 
    Edhe në Berlin, vendet historike të qytetit qëndrojnë kryesisht të pandriçuara pas perëndimit të diellit. 
     
    Në Berlin po ndizet vetëm minimumi i llambave të gazit.  Masat e kursimit të energjisë janë pjesë e një përpjekjeje të Gjermanisë për të reduktuar konsumin e saj të energjisë dhe grumbullimin e gazit teksa furnizimet nga Rusia bëhen gjithnjë e më të pasigurta.
    3Në Berlin po ndizet vetëm minimumi i llambave të gazit. 

    Masat e kursimit të energjisë janë pjesë e një përpjekjeje të Gjermanisë për të reduktuar konsumin e saj të energjisë dhe grumbullimin e gazit teksa furnizimet nga Rusia bëhen gjithnjë e më të pasigurta.
    Një cep i Rajhstagut të Berlinit në muzg. Gjermania mbështetet shumë te Rusia për nevojat e saj energjetike. Para pushtimit të Ukrainës nga Kremlini më 24 shkurt, 55 për qind të gazit Gjermania e blinte nga Rusia.
    4Një cep i Rajhstagut të Berlinit në muzg.

    Gjermania mbështetet shumë te Rusia për nevojat e saj energjetike. Para pushtimit të Ukrainës nga Kremlini më 24 shkurt, 55 për qind të gazit Gjermania e blinte nga Rusia.
    Një punëtor duke çmontuar poçat e një llambe rruge me gaz në Berlin më 10 gusht. Kremlini duket se po përdor gazin si levë për të bërë presion ndaj Gjermanisë, e cila e mbështetë Ukrainën. Prurjet e gazit rus përmes gazsjellësit Nord Stream 1, u ulën në më pak se 20 për qind të kapacitetit në korrik, pasi Gazpromi rus tha se do të bëheshin "riparimet e pajisjeve".
    5Një punëtor duke çmontuar poçat e një llambe rruge me gaz në Berlin më 10 gusht.

    Kremlini duket se po përdor gazin si levë për të bërë presion ndaj Gjermanisë, e cila e mbështetë Ukrainën. Prurjet e gazit rus përmes gazsjellësit Nord Stream 1, u ulën në më pak se 20 për qind të kapacitetit në korrik, pasi Gazpromi rus tha se do të bëheshin “riparimet e pajisjeve”.
    Shtylla e Fitores e Berlinit është ndër monumentet që nuk janë ndriçuar. Më 24 gusht, Gjermania miratoi masa drastike për të ulur përdorimin e energjisë, duke përfshirë kufizimin e ngrohjes në 19 gradë celsius (66 gradë Fahrenheit) brenda ndërtesave publike dhe fikjen e ndriçimit estetik në monumente. Gjithashtu, po shqyrtohet edhe ndalimi i pishinave të ngrohta private.
    6Shtylla e Fitores e Berlinit është ndër monumentet që nuk janë ndriçuar.

    Më 24 gusht, Gjermania miratoi masa drastike për të ulur përdorimin e energjisë, duke përfshirë kufizimin e ngrohjes në 19 gradë celsius (66 gradë Fahrenheit) brenda ndërtesave publike dhe fikjen e ndriçimit estetik në monumente. Gjithashtu, po shqyrtohet edhe ndalimi i pishinave të ngrohta private.
    Bashkia e Augsburgut dhe sheshi përreth normalisht janë të ndriçuara në mbrëmje. Nga shtatori, rrjeti hekurudhor i Gjermanisë do t'u japë përparësi trenave që transportojnë qymyr dhe naftë, që do të thotë se trenat e pasagjerëve do të duhet të presin ndërsa vagonët e karburantit kalojnë.
    7Bashkia e Augsburgut dhe sheshi përreth normalisht janë të ndriçuara në mbrëmje.

    Nga shtatori, rrjeti hekurudhor i Gjermanisë do t’u japë përparësi trenave që transportojnë qymyr dhe naftë, që do të thotë se trenat e pasagjerëve do të duhet të presin ndërsa vagonët e karburantit kalojnë.
    Një ekskavator për nxjerrjen e qymyrit të kaftë duke punuar në minierën Tagebau Hambach më 17 gusht. Industria e qymyrit në Gjermani aktualisht ka shënuar rritje të shitjeve, ndërsa konsumatorët përgatiten për dimër dhe faturat e gazit për familjet po rriten.
    8Një ekskavator për nxjerrjen e qymyrit të kaftë duke punuar në minierën Tagebau Hambach më 17 gusht.

    Industria e qymyrit në Gjermani aktualisht ka shënuar rritje të shitjeve, ndërsa konsumatorët përgatiten për dimër dhe faturat e gazit për familjet po rriten.
    Një punëtor duke mbushur thasët me qymyr në Hans Engelke Energie, një kompani produktesh për ngrohje, në Berlin më 10 gusht. Në gusht, kreu i Engelke Energie i tha AFP-së se këtë vit klientët e rinj kishin arritur masivisht duke shtuar kërkesat për qymyr dhe produkte druri. Ai tha se i kishte shtyrë pushimet e tij për të vazhduar me përmbushjen kërkesave të klientëve. “Ata që ngrohen me gaz, por që ende kanë një stufë [me qymyr] në shtëpi, tani të gjithë duan të kenë qymyr”, tha ai.
    9Një punëtor duke mbushur thasët me qymyr në Hans Engelke Energie, një kompani produktesh për ngrohje, në Berlin më 10 gusht.

    Në gusht, kreu i Engelke Energie i tha AFP-së se këtë vit klientët e rinj kishin arritur masivisht duke shtuar kërkesat për qymyr dhe produkte druri. Ai tha se i kishte shtyrë pushimet e tij për të vazhduar me përmbushjen kërkesave të klientëve. “Ata që ngrohen me gaz, por që ende kanë një stufë [me qymyr] në shtëpi, tani të gjithë duan të kenë qymyr”, tha ai.
    Kisha Frauenkirche në Dresden u pa e pandriçuar më 22 gusht. Disa kanë shprehur frikë nga trazirat eventuale masive në Gjermani pasi dimri po afron dhe energjia vazhdon të jetë e kufizuar dhe më e shtrenjtë. Kancelari Olaf Scholz kohët e fundit e përshkroi rritjen e kostove të energjisë si një "fuçi baruti për shoqërinë".
    10Kisha Frauenkirche në Dresden u pa e pandriçuar më 22 gusht.

    Disa kanë shprehur frikë nga trazirat eventuale masive në Gjermani pasi dimri po afron dhe energjia vazhdon të jetë e kufizuar dhe më e shtrenjtë. Kancelari Olaf Scholz kohët e fundit e përshkroi rritjen e kostove të energjisë si një “fuçi baruti për shoqërinë”.
    Një terminal lundrues i gazit natyror të lëngshëm ishte në ndërtim pranë Wilhelmshaven më 16 gusht. Gjermania është duke ndërtuar dy terminale gazi që do të thjeshtojnë importet nga vendet e tjera, ndërsa po përpiqet të sigurojë me kohë furnizime të mjaftueshme për dimër. Berlini synon të mbushë rezervat e gazit në 95 për qind deri në nëntor.
    11Një terminal lundrues i gazit natyror të lëngshëm ishte në ndërtim pranë Wilhelmshaven më 16 gusht.

    Gjermania është duke ndërtuar dy terminale gazi që do të thjeshtojnë importet nga vendet e tjera, ndërsa po përpiqet të sigurojë me kohë furnizime të mjaftueshme për dimër. Berlini synon të mbushë rezervat e gazit në 95 për qind deri në nëntor. /REL/
    Lajmi Paraprak

    Çfarë parasheh projektligji për pagat?

    Lajmi i rradhës

    Rolet thelbësore që luajnë agrumet në shëndetin tuaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë