“Duhet të kemi para për të blerë dru”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e druve

    Blerësit dhe shitësit e druve, me qëndrime të ndara nëse këtë vit çmimi është më i ulët se vitin e kaluar. Shitësit thonë se çmimi është ulur, ndërsa bashkë me të edhe kërkesa për dru.

    Nga ana tjetër qytetarët që ngrohen me dru thonë se çmimet janë shumë të larta, prandaj disa edhe akoma nuk janë furnizuar me to.

    “Me dru…

    A keni blerë për këtë dimër?

    Po .

    Cili ishte çmimi?

    5000 denarë.

    A është më lirë se vitin e kaluar?

    Jo”, tha një qytetar.

    “Çmimi i njëjtë është. Njësoj.

    A keni blerë sasinë e njëjtë me vitin e kaluar?

    Po njësoj, 6 metër, minimum”, u shpreh një qytetar tjetër.

    “Me dru.

    A keni blerë dru për sivjet. Të holla nuk kemi…..Duhet të kemi para për të blerë dru…01:08 Nuk jam interesuar, nuk kam shku t’I shoh Akoma, por me siguri 5000-6000denarë… Jo çmimi nuk ka rënë ai çmim është”, theksoi një qytetar.

    Në depot e drunjëve nuk mendojnë kështu, ata thonë se këtë vit çmimet janë më të vogla dhe bashkë me to edhe kërkesa e qytetarëve.

    “Nuk ka shumë dobët është sivjet, nuk ka sivjet sikur vitet e kaluara… kanë vendosur klima, peleta, kanë bërë diçka, edhe rrymën, dikush a paguan a ajo, e këtu është problem, nuk po marrin. Çmimi 4600- 4700 kështu… Vjet 5500 është shit, 1000 denarë më poshtë dhe nuk ka ku shkon më poshtë”, tha Rafiz Kamberi, pronar depoje.

    “Punë nuk ka, vitin e kaluar kishte më shumë punë, këtë vit ka më pak punë”, tha një prerës i druve.

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Pyjeve thotë se këtë vit është stabilizuar gjendja me kërkesën e druve, ndërsa thekson se për shkak të temperaturave të larta vitin e kaluar, qytetarëve u kanë mbetur dru, prandaj tani blejnë më pak.

    “Ndoshta arsyeja për kërkesa të ulëta është dimri i nxehtë i vitit të kaluar, ku një numër i madh i druve nga viti i kaluar u kanë mbetur qytetarëve, kështu që tani këtë vit ata që kanë blerë nga 15 ose 18 metër kub dru, tani i duhen nga 13 ose 12, diçka më pak dhe më këtë nëse e shihni në nivel kombëtar do të shihni se ka ulje të kërkesës së druve”, tha Valentin Gruevski, Drejtor i NP “Pyjet Kombëtare”.

    Gruevski thekson se çmimi i druve në ndërmarrjen publike është rreth 3100 denarë për metër kub, ndërsa në tregun privat thekson se është shënuar ulje krahasuar me vitin e kaluar. Ai thotë se për dallim prej çmimit deri në 5000 denarë vitin e kaluar, këtë vit, një metër kub dru, nëpër depot private, mund të blihet për 4500 apo 4600 denarë, varësisht prej qytetit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pa u zbardhur Banjska, dialogu i paimagjinueshëm

    Lajmi i rradhës

    Kur lluksi në RMV matet me çmimin e ajvarit dhe turshive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë