Durmishi: Nuk marrim këshilla nga ministrat e dështuar të BDI-së

    Kryetari i këshillit komunal të Tetovës Besar Durmishi thotë se nuk ka nevojë për këshilla nga Kreshnik Beskteshi se si të udhëhiqet komuna. Në lidhje me ankesat e disa komunave se me rritjen e çmimit të energjisë elektrike nuk po arrijnë t’i paguajnë faturat e ndriçimit publik, Bekteshi dje kërkoi që komunat të gjejnë zgjidhje sepse për atë janë zgjedhur nga qytetarët.

    “Ne nuk presim këshilla nga ministrat e dështuar të BDI-së, po ashtu edhe nga komunat ku udhëheqin eksponent të BDI-së ku e ndalin ndriçimin në komunat siç është e Sarajt dhe Komuna e Kërçovës. Ndriçimi publik është obligim i komunave. Ne si komunë kemi vërejtur që taksa fikse për ndriçimin publik e qytetarëve është 184 denarë, ndërsa komuna konkurron në  tregun e rrymës në prokurime publike  në treg të lirë  dhe kemi kërkuar të rregullohet në baza ligjore që të mos kemi  shpenzime enorme. Të hyra fikse  për shembull në faturën ndaj EVN-se për një muaj afër 8 milionë denar ë ndërsa të hyrat nga qytetarët i kemi 5 milion denarë”, deklaroi Durmishi.

    Lajmi Paraprak

    Nuk kalon Projektkodi Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë

    Lajmi i rradhës

    Mosha e duhur e uljes së kolesterolit për një zemër të shëndetshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë