Mosha e duhur e uljes së kolesterolit për një zemër të shëndetshme

    Të shumtë janë njerëzit që nisin të shqetësohen për kolesterolin shumë vonë.

    Mungesa e ndërgjegjësimit për këtë problem shkakton shqetësime serioze me zemrën në një periudhë të mëvonshme të jetës.

    Sipas një studimi, njerëzit të cilët në moshën 45 vjeçare ose edhe më të vogël, kanë nivele të larta kolesteroli, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës apo tromboza kur mbushin 75 vjeç.

    Ky studim nxjerr në pah nevojën e madhe për tu kujdesur për shëndetin por edhe për kolesterolin, që në moshë të re.

    Çfarë është kolesteroli?

    Kolesteroli është një substancë në trajtën e dyllit që është e pranishme në çdo qelizë të trupit.

    Ky i fundit e përdor kolesterolin për të prodhuar hormone por edhe acide që tresin yndyrnat.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur kolesteroli arrin në nivele të larta, ai mund të shkaktojë probleme të rënda siç janë sëmundjet e zemrës.

    Kolesteroli rrugëton në trup nëpërmjet gjakut duke iu ngjitur një proteine.

    Ky kombinim njihet ndryshe si lipoproteina e cila ndahet në dy kategori në varësi të dendësisë.

    Lipoproteina me dendësi të lartë njihet ndryshe si kolesteroli i mirë ndërsa ajo me dendësi të ulët njihet si kolesteroli i keq.

    Ky i fundit është tregues i një rreziku të lartë të sëmundjeve të zemrës.

    Mënyrat më të shëndetshme për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit

    Ushqyerja sipas ekspertëve luan një rol kyç në uljen e nivelit të kolesterolit.

    Sipas tyre njeriu duhet të sigurohet që:

    • të kufizojë konsumin e yndyrnave trans dhe të ngopura duke u ushqyer me fruta, perime, drithëra të plotë, peshk, shpendë dhe arrorë.
    • kryejë aktivitet fizik për 30 minuta në ditë ose 150 minuta në javë.
    • të heqë dorë nga duhani i cili ul nivelin e kolesterolit të mirë dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës,
    • të humbasë kilogramët e tepërt sepse mjafton një 10 përqind humbje në peshë që nivelet e kolesterolit të përmirësohen./AgroWeb/
    Lajmi Paraprak

    Durmishi: Nuk marrim këshilla nga ministrat e dështuar të BDI-së

    Lajmi i rradhës

    Pse lufta në Siri ka zgjatur 11 vjet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë