Dy vrasje kanë ndodhur dje, më 1 nëntor. Fillimisht, një banor i Shtipit ka raportuar se ka vrarë partneren e tij 29-vjeçare dhe e ka dërguar policinë te viktima, përcjell Nistori.
Më pas banorët e Haraçinës janë shqetësuar nga të shtënat. Një babë e bir janë qëlluar nga automjeti në lëvizje. Prindi ka ndërruar jetë në Qendrën e Urgjencës në Qendrën Klinike në Shkup, djali është ende aty.
Prokurori publik tashmë ka marrë gjurmët nga vendi ku u vra gruaja. I dyshuari që pretendon se është vrasësi, F.Z. (25), është arrestua mbrëmë.
Trupi i pajetë i gruas së vrarë është dërguar për obduksion, ndërsa së shpejti do të dihet edhe motivi i vrasjes. F.Z. vrau gruan 29-vjeçare në afërsi të parkut Suitlak të Shtipit, pas së cilës u vetëdeklarua në polici.
Për vrasjen dhe plagosjen në Haraçinë, MPB ka informacione se viktimat janë qëlluar nga një veturë Audi, në të cilën ndodheshin dy persona. Njëri tashmë është arrestuar. Bëhet fjalë për marrëdhënie të pazgjidhura debitore-kreditore.