Fushatë e parakohshme me gjuhë toksike e akuza ndaj kundërshtarit

    Edhe në këtë cikël zgjedhor, kandidatët kanë filluar të përdorin retorikë toksike, akuza që baltosin imazhin e kundërshtarit dhe spine me qëllim të përvetësimit të numrit sa më të madh të votave. Aleksandra Temenugova nga Instituti për Studime Komunikimi, thotë se situatë e ngjashme përsëritet në çdo fushatë zgjedhjesh.

    “Vazhdimisht e shohim se të ashtuquajturat narrative të dëmshme përsëriten. Nga ajo që mund të shohim, është se aktorët politikë shumë shpesh arrijnë të inkurajojnë mosbesim te institucionet, ofendime personale apo demonzim të kundërshtarëve politikë, kemi populizëm serioz”, deklaroi Aleksandra Temenugova, Instituti për Studime Komunikimi.

    Temenugova gjithashtu thotë se kandidatët dhe partitë kanë filluar fushatën shumë më herët nga afati ligjor. Fushata zyrtarisht nis më 29 shtator, ndërsa kandidatët tashmë çdo ditë janë të përfshirë në aktivitete promovimi.

    “Reklamim politik të parakohshëm tashmë është prezentë në derë të madhe në skenën publike në vend, edhe pse reklamim parazgjedhor është i ndaluar. Megjithatë shihet se të gjithë kandidatët dhe jo vetëm në këtë cikël zgjedhorë, por edhe më herët është krijuar një praktikë për përfaqësim të parakohshëm të kandidatëve”, shtoi Aleksandra Temenugova, Instituti për Studime Komunikimi.

    Nga Instituti për Studime Komunikimi iu bëjnë thirrje partive politike dhe kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e tetorit të respektojnë rregullat, të sillen me përgjegjësi ndërsa kritikat që aktorët politikë i bëjnë ndaj kundërshtarëve të tyre, të jenë të argumentuara me fakte dhe të mos ketë stereotipe. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ZNAM nuk distancohet nga ideja e Fillkovit për rishikimin e Badenterit

    Lajmi i rradhës

    Dyshime për keqpërdorim të resurseve shtetërore për fushatë politike

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë