“E dhurova për të mirën e njerëzve” / Sameti dhuroi tokën për xhaminë dhe riparoi kishën e fshatit Banjicë

    *Foto arkiv
    1. Përveç se punon ne xhami ke dhuruar edhe token për xhaminë.
      – Po toka është e Allahut nuk është e imja, unë e dhurova për të mirën e njerëzve. Kështu shprehet Sameti të cilin e takuam duke ndihmuar në ndërtimin e xhamisë së fshatit Banjicë, komunë e Çashkës.

      Ai dhuroi tokën e tij për ndërtimin e këtij objekti fetar. E përveç kësaj, Sameti vite më parë ka kontribuar dhe ndihmoi në riparimin e kishës së këtij fshatit.

      “Tre vite që filloi iniciativa kur disa haxhilerë kërkonin vend për të filluar ndërtimin e xhamisë, i thirra në kafe dhe u thashë se unë dua të dhuroj tokën për të ndërtuar xhami për të mirën e të gjithëve dhe kështu filloi iniciativa. Pritëm katër vite derisa i rregulluam dokumentet dhe ia filluam.”

      Kur Sametin e kaploi një shi i rrëmbyeshëm u deshtë të strehohet në kishën e fshatit dhe aty e vërejti se kisha ka nevojë për riparim.

    “Për kishën u kemi ndihmuar, ndërsa për xhaminë unë e dhurova tokën për shpirtin tim, të gjithë myslimanët që jemi këtu kemi ndihmuar. Para dy vitesh unë isha iniciatori, filloi shi dhe u strehova në strehe të kishës, e pashë që binte shiu brenda, i mblodha të gjithë, së bashku me kryetarin e fshatit dhe u thashë se kisha do të rrënohet, mblodhëm para dhe e rinovuam.”

    Takuam edhe banorë të përkatësisë fetarë të krishterë të cilët po festonin ditën e Shën Atanasit.

    “Fshati Banjicë i komunës se Çashkës është një shembull për të gjithë Maqedoninë e Veriut për tolerancën ndër fetarë, për derisa në njërën pjesë të fshatit ndërtohet xhami, në pjesën tjerët festohet Shën Atanasi.

    “Ajo ka mbetur si traditë që më herët dhe fshati i banuar me popullsi shumetnike kemi bashkëpunim, kemi mirëkuptim, bashkëjetese, jetojmë në raporte familjare, në raporte fqinjësie.” Xhamia është xhami, kisha është kishë. Ne e respektojmë edhe njërën edhe tjetrën, ajo është e pashmangshme”.

    “Para se të ndërtohet nuk ka pasur mjaftueshëm mjete për kishën dhe me ndihmën e bashkëfshatarëve të fshatit Kllukovec kanë dhënë 3 lira dhe me ato 3 lira është kompletuar kisha, dhe me falënderimin e tyre kisha është kompletuar. “

    “Me ndihmën e shqiptarëve që na ndihmuan e përfunduam, edhe më tej ndihmojnë dhe unë jam shumë falënderues ndaj tyre.”

    Toleranca ndër fetarë në këtë fshat gjithmonë ka ekzistuar thonë banorët e Banjicës, fshati i cili është vetëm disa kilometra larg komunës së Çashkës dhe është i banuar me 136 banorë shqiptarë të përkatësisë fetare islame dhe 22 banorë maqedonasë të krishterë. Banorët shtuan se problem kryesor është mungesa e një shkollë për fëmijët që të mos udhëtojnë deri në Çashkë dhe që mësimin të ndjekin në gjuhën e tyre shqipe. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Do të krijohet departament për menaxhimin e rreziqeve nga përmbytjet me seli në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, rritet numri i veprave penale nga të mirturit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë