E diela ditë jo pune nxit reagime te dyqanxhinjtë e Çarshisë së Ohrit

    Pronarët e bizneseve të vogla dhe dyqaneve kërkojnë që Ohri, si qendra më e madhe turistike në Maqedoni, të përjashtohet nga ligji i ri që e bën të dielën ditë jo pune.

    Ata thonë se nëse nuk punojnë të dielën, do të ndikojë seriozisht në ekonominë dhe turizmin vendor, pasi që dihet se një pjesë e mirë e mysafirëve, jashtë sezonit turistik, vijnë gjatë fundjavës.

    “Tashmë me 2 janar Ohri do të mbushet me turistë dhe do të përballet me një nga problemet më të mëdha. Duhet të mbyllet e gjithë çarshia. Pra, të gjithë turistët që do të vijnë këtu, në mëngjes nuk do të ketë as pastë dhëmbësh nga të blejnë, dhe jo diçka tjetër”, deklaroi Maja Bakalova – Shoqata e Esnafeve të Çarshisë.

    Masa e diela ditë jo pune prek 150 dyqane me rreth 1000 punonjës.

    “Nëse nuk na lejohet të punojmë, gjëja e parë që do të bëjmë për të mbijetuar është ta shkurtojmë stafin të paktën përgjysmë. Kush do të shkojë si tepricë teknologjike, kush si rast social dhe gjithçka është në kurriz të shtetit. Tek unë ka të punësuar me përvojë 20 vjeçare”, tha Sonja Josifovska – pronare dyqani.

    Në një situatë të tillë nga Çarshia e Ohrit njoftojnë se do të punojnë më 2 janar të dielën. Ata do të kërkojnë mbështetje nga komuna e Ohrit. Më pas paralajmërojnë iniciativë në nivelin qendror për ndryshime në ligj. Ata thonë se tash e tutje do të paguajnë mëditje për të punësuarit për të punuar të dielave dhe për të pasur ditë pushimi gjatë javës pas kësaj. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bislimovski: Do të ketë rritje të çmimit të rrymës

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Komuna e Tetovës përballet me probleme të shumta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë