E diela ditë jopune | LSM kundërshton ndryshimet e ligjit

    Lidhja e sindikatave kundërshton ndryshimet e propozuara në ligj që do të lejojnë tregtarët në qendrat turistike të punojnë edhe të dielave.

    Këto ndryshime janë propozuar me iniciativë të pronarëve të dyqaneve në Ohër, të cilët kanë marrë mbështetje nga pushteti lokal në Ohër, e më pas edhe nga grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së, por edhe nga Ministria e ekonomisë.

    LSM vlerëson se ndryshimet janë kundër punëtorëve.

    “Ministria e ekonomisë tashmë ka lejuar që pronarët të punojnë vetë të dielave në vendet turistike dhe në tregtinë me pakicë. Duke u kujdesur për punëtorët dhe familjet e tyre dhe për të drejtën e tyre të domosdoshme për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe vlerave familjare, punëtorët dhe qytetarët mund dhe duhet, si turistë, të vizitojnë vendet tona turistike dhe të shijojnë bukuritë e tyre”, thonë nga LSM.

    Përveç në vendet që ndodhen në bregun e Ohrit, përkundër liqeneve të tjera natyrore në mbarë Maqedoninë ku ka turistë të rregullt, me ndryshimet e Ligjit ti Tregtisë pritet të lejohen dyqanet dhe restorantet që janë afër destinacionit që ka simbole historike, kulturore etj. Ja si kjo është e definuar në Ligjin e Turizmit.

    “Vend turistik paraqet një zonë ose destinacion që si njësi turistike organizative dhe funksionale ka simbole natyrore, kulturore, historike dhe simbole të tjera me rëndësi për turizmin, infrastrukturën komunale, rrugore dhe turistike, si dhe objekte dhe përmbajtje të tjera për akomodimin dhe qëndrimin e turistëve”, thotë Ligji i Turizmit.

    Përveç të dielave, këta tregtarë dhe hotelierë do të lejohen të punojnë edhe në ditë festash.

    “Sa për ilustrim, rregullat e reja nga e diela ditë jopune do të zbatohen për lokalet dhe dyqanet që ndodhen në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, respektivisht në dy sheshet që e lidhin Urën e Gurit me Çarshinë e Vjetër Turke. Në këto lokacione ka shumë simbole kulturore dhe historike”.

    Pronarët e dyqaneve janë ankuar se gjatë sezonit turistik dyqanet e tyre janë të mbyllur dhe dëmtohen. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE dorëzoi zyrtarisht interpelancën ndaj Xhaferit, ASh-ja nuk do ta mbështesë atë

    Lajmi i rradhës

    Fillon qarkullimi i autobusëve në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë