E jashtëzakonshme, thyhet për tri ditë resht rekordi i temperaturës më të lartë në qytetin kanadez

    Temperaturat shumë të larta të shënuara në shumë pjesë të botës janë të pazakonta.

    Vala e të nxehtit që përfshiu Paqësorin veriperëndimor në SHBA dhe në Kanada, ka përmbysur shumë rekorde sa i përket temperaturës maksimale për muajin qershor, e në disa edhe ato të të gjitha kohërave. 

    Mirëpo në një stacion të Kanadasë, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme meteorologjike.  Në stacionin e Lytton, në provincën e British Columbias, atje për tri ditë rradhazi u shënua rekordi i temperaturës maksimale absolute për territorin e Kanadasë, shkruan Prishtina Ëeather.

    Së pari ditën e diel, temperatura maksimale arriti në 46.6C, duke kaluar temperaturën maksimale prej 45C të regjistruar më 5 korrik të vitit 1937 në provincën Saskatchevan, në stacionet Midale dhe Yellougrass.

    Mirëpo pasi i nxehti vazhdoi të mbetet edhe më tej, ditën e hënë temperatura arriti deri në 47.9C, e ditën e martë kapi vlerën prej 49.6C, pra 50C, duke e kaluar rekordin e vjetër për gati 5C, që si ngjarje është e pazakonshme, madje edhe nëpër zona mjaft të nxehta të globit, ku regjistrohen këto temperatura kaq të larta.

    Lajmi Paraprak

    Disa mënyra të thjeshta se si të hidratohemi gjatë verës

    Lajmi i rradhës

    Danimarka përuron muzeun “Andersen”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë