Partia “E Majta” ka kërkuar heqjen e detyrimit për përdorimin e dygjuhësisë, duke theksuar se ky ligj ka shkaktuar padrejtësi për prodhuesit dhe konsumatorët maqedonasë. Ata e kanë quajtur këtë ligj një barrë administrative dhe financiare të rëndë për qytetarët, e cila është imponuar nga politikat klienteliste të partive të regjimit, përcjell Nistori.
“Me këtë Ligj po rregullohet padrejtësia ndaj prodhuesve dhe konsumatorëve maqedonasë, të cilët për vite me radhë janë përballur me barrat administrative dhe financiare të imponuara nga politikat klienteliste të partive të regjimit. I bëjmë thirrje DPMNE-së, e cila në të kaluarën ka pretenduar se ligji për dygjuhësinë është antikushtetues, që tani të qëndrojë në pozicionin e saj dhe të votojë për heqjen e këtij detyrimi, i cili jo vetëm që është i kontestueshëm ligjërisht, por gjithashtu dëmton drejtpërdrejt prodhuesit dhe tregtarët maqedonasë, veçanërisht në kohë krize ekonomike. Presim që të gjithë deputetët, të cilët vërtetë angazhohen për interesat e popullit, ta mbështesin këtë ligj dhe t’i japin fund burokracisë të panevojshme që i vendos në pozita të pafavorshme prodhuesit maqedonasë”, shkruan “E Majta”.
Ndryshe, më 20 mars të vitit 2025 do të mbahet seanca përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë përcaktuar çështjet juridike kontestuese lidhur me iniciativat nga ky ligj, si dhe Lista e pjesëmarrësve, e cila do të jetë e hapur për publikun, është dakorduar në takimin e sotëm të punës në Gjykatën Kushtetuese, ka konfirmuar për AIM kryetari Darko Kostadinovski. /Nistori/