“E përbashkëta e të gjitha qeverive me regjim hibrid mbetet BDI-ja”

    Aleanca për Shqiptarët thotë se Freedom House sot konfirmoi qëndrimin e partisë se, vendi është nën regjimin hibrid, si në kohën e Gruevskit. FH konfirmoi të gjitha vlerësimet dhe paralajmërimet e Aleancës për Shqiptarët përgjatë qeverisjes LSDM-BDI, njofton Nistori.

    “Falë veprimeve të Qeverisë aktuale, vendi ynë mbetet në të njëjtën pozitë si në kohën e Nikolla Gruevskit, duke konfirmuar se gruevizmi është gjallë edhe pse Gruevski nuk është tanimë këtu. Kujtojmë se një muaj më parë, Freedom House në raportin për liritë në botë, kishte konstatuar se “Korrupsioni mbetet një problem serioz dhe ka pasur mosndëshkim të gjerë për zyrtarët e korruptuar të qeverisë, duke përfshirë anëtarët e parlamentit dhe gjyqësorin”. Në raport gjithashtu thuhet se “gazetarët dhe aktivistët ende përballen me presion dhe frikësim”, ndërsa vlerësime negative vendi ka marrë edhe për procesin zgjedhor, pavarësinë e gjyqësorit dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve.” – thonë nga ASh.

    Nga opozita shtojnë se, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit kur vendi kategorizohet si regjim hibrid janë ndërruar dy parti në kampin maqedonas, por e përbashkëta e të gjitha qeverive me regjim hibrid mbetet Bashkimi Demokratik për Integrim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lajçak në Beograd: Presim që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e dialogut

    Lajmi i rradhës

    Fermerët kërkojnë faturat, shesin prodhimet te tregtarët që abuzojnë me çmimin e blerjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë