E pranon edhe zv. kryeministri: Drejtësia në Maqedoninë e Veriut nuk funksionon për të gjithë njëjtë

    Fatmir Bytyqi / Fotografia: Nistori

    Drejtësia nuk funksionon njejtë për të gjithë

    Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në KlanDebat vlerësoi se drejtësia në Maqedoninë e Veriut nuk funksionon ashtu siç duhet dhe njëjtë për të gjithë. Sipas tij, misioni i “Revolucioni laraman” nuk ka përfunduar, sepse ka ende punë për të bërë. Dëmi ka qenë më i madh sesa është dukur nga jashtë, konstaton Bytyqi, përcjell Nistori.

    “Fatkeqësisht e them se nuk jemi atje ku duhej. Vendimet e gjyqësorit nuk janë ashtu siç prisnim.“, deklaroi Bytyqi.

    Sa të vështirë e kanë deputetët dhe ministrat që ta kalojnë muajin me rrogë 1000 euro?

    Bytyqi nuk u përgjigj direkt nëse për nevojat e një deputeti apo ministri mjafton rroga prej rreth 1000 eurove, por shtoi se ai ka qenë dhe do jetë kritikues i rrogës minimale, duke kërkuar në vazhdimësi rritje të saj. Sipas tij, në muajin Mars, paga minimale në vend pritet të arrijë mbi 19 mijë denarë.

    “Unë nuk e di se për çfarë ka aluduar deputeti, ndoshta ka dashur të bëjë krahasim me deputetët e rajonit, unë ndjej se jam i thirrur që të luftoj të përmirësoj jetën e gjithë qytetarëve…. Unë nuk dua të harrojmë ca gjëra. Para 6 viteve kur paga minimale ishte 9 mijë denarë, kam qenë kritikues ndaj pagës minimale dhe sot vazhdoj të jem ende kritikues edhe pse paga minimale është 18 mijë denarë”, deklaroi Bytyqi.

    “Kush hyn në pushtet e nuk vjedh, nuk është normal” 

    Thonë se nëse vjen në pushtet e nuk vjedh, nuk je normal. Pse është krijuar kjo bindje në opinion? Bytyqi shprehet se megjithatë bindjet e tilla nuk dëshmohen me fakte nga drejtësia.

    “Unë nuk kam hyrë në politikë për t’u bërë i pasur, por i kam besuar asja që mendoj se çdo njeri duhet t’i besojë. Unë i kam hyrë punës duke punuar për 10 vite në sektorin privat, që të mbuloj nevojat e mia personale, por edhe të familjes time e pastaj kam hyrë në politikë që të kthej diçka mbrapsht”, deklaroi Fatmir Bytyqi.

    Pse qytetarët besojnë më shumë tek ish-kryeministrat Zaev dhe Gruevski?

    Bytyqi mendon se është e natyrshme që qytetarët ende të kenë besim tek ish kryeministri Zoran Zaev, ndërsa nuk dëshiron të komentojë për ish kryeministrin NIkolla Gruevski sepse sipas tij, nuk ia vlen. AI thotë se për Gruevskin e ka mendimin e njjet siç e ka pasur para vitit 2016.

    “Një kryeministër që të privon nga liria e të shpehurit, liria e të vepruarit, kap të gjitha poret e e zhvillimit të shtetit mendoj se nuk duhet të meritojë çfarëdo komenti, aq më pak nga një bartës funskioni siç jam unë”, u shpreh Bytyqi.

    Bytyqi: Në disa institucione ende ka mbetje të ish-regjimit

    Bytyqi ka komentuar anketat e fundit ku besimi i qytetarëve në gjyqësor vazhdon të jetë i ulët. Sipas tij, ende në institucione ka mbetje të ish-regjimit të Gruevskit.

    “Ai pushtet të cilin e kemi luftuar me aq ngulm i ka pasur rrënjët shumë të thella dhe për ta zhbërë një gjë të tillë duhet një periudhë paksa më e gjatë. Akoma shohim se, edhe pse ka ndryshim të pushtetit, në institucione të ndryshme mbizotëron ajo që e kemi parë në periudhën 2006-2016”, shtoi Bytyqi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    E ardhmja e gazit LNG | Shumë para për asgjë?

    Lajmi i rradhës

    Pse Japonia po rrit aftësitë ushtarake?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë