Edhe fshatrat turistikë braktisen | Katundi i vjetër shqiptar pa shkollë, pa ndërtesa që është kthyer në magazinë

    Katundi vjetër në Mirditë, një ndër 100 fshatrat turistik të vendit tonë në fakt nuk duket aspak i tillë, shkak nga mungesa e theksuar e investimeve.

    Vend piktoresk dhe i rrethuar gjithandej nga bukuritë natyrore duket se është lënë pas dore nga ana e qeverisë, duke bërë që dhe ata pak të rinj të cilët kishin mbetur në fshat të largohen.

    Investimet që janë kryer gjatë viteve të fundit janë bërë më së shumti nga bizneset të cilat operojnë në këtë zonë, duke i dhënë më tepër frymë këtij fshati piktoresk.

    Ndërtesa e mbuluar nga ferrat e cila shërben tashmë si magazinë, e ndërkohë që gjysma tjetër funksionon si ambulanca e fshatit para 3 vitesh ishte shkolla 9-vjeçare.

    Për shkak të largimit të shume familjeve numri i nxënësve u pakësua duke bërë që edhe kjo shkolle të mbyllet, ndërkohe pjesa tjetër e nxënësve mësimin e zhvillojnë në Rrubik.

    Nëse këtij fshati turistik do t’i jepej pak më tepër vëmendje, vendit tonë do t’i shtohej një pasuri turistike që jo vetëm garanton turizëm elitar por edhe punësimin e të rinjve. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Kush janë amerikanët që janë ende të burgosur në Rusi?

    Lajmi i rradhës

    Lojtarët e Portugalisë që dolën me teori konspirative për Messin dhe Argjentinën, kritikohen ashpër nga tifozët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë