Edhe Likova shkel vijën e kuqe sa i përket shtimit natyror të popullsisë

    Rënia e theksuar e numrit të lindjeve në këtë fillimvit është pasqyruar me ritmet në ulje të shtimit natyror të popullsisë. Edhe pse numri i vdekjeve është ulur së tepërmi krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve të kaluara gjatë pandemisë, prapëseprapë lindjet e pakta kanë rezultuar me bilanc negativ. Sipas të dhënave zyrtare gjatë tre muajve të parë të vitit popullsia është zvogëluar me 1577 persona (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve), ndërsa numri i lindjeve është rreth 9 për qind më i vogël sesa një vit më parë ( gjithsej 3656 lindje). Bashkë me reduktimin e lindjeve shifrat janë në rënie edhe për kurorëzimet (rreth 3 për qind më pak).

    Sa i takon komunave shqiptare, disa e kanë marrë veten. Shtimi natyror për disa prej tyre ka dalë nga minusi, por sërish shifrat tregojnë se vendbanimet shqiptare regjistrojnë gjithnjë e më pak lindje dhe martesa, po të krahasohen me periudhat para pandemisë. Diferencën këtë vit e bën komuna e Likovës, e cila po zvogëlohet numerikisht, duke kaluar në shtim natyror negativ. Ose minus 43 persona më pak sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga zona e kuqe kanë dalë komunat e Tetovës, duke kaluar nga një shtim natyror prej minus 40 në 12, ose Zhelina (nga -2 në 14), Dibra (nga minus 11 në 0), ndërsa duke u tkurrur vazhdojnë komunat e Gostivarit, Strugës, Kërcovës ku shtimi natyror është në minus.

    Në komuna të tjera, si Çairi shtimi natyror i popullsisë është në rritje, nga 23 perona vjet, në 62, apo Studeniçan nga 39 vjet, në 69 banorë më shumë këtë tremujor. Por në komuna të tjera lindjet kanë rënë, si Saraji, ku edhe shtimi natyror është ulur ndjeshëm nga 73 vjet në 53, Haraçina nga 43 në 30. Numri i madh i perosnave që largohen jashtë vendit gjatë vitit pasqyrohet në reduktimin e numrit të lindjeve, martesave, apo edhe të numrit të vogël të nxënësve në arsimin fillor, duke bërë kështu që projeksionet demografike të jenë të zymta për vitet në vijim. Sipas të dhënave zyrtare më alarmant është numri i foshnjave që lindin gjatë një viti. Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 1019 lindje më pak sesa në 2021, ose gjithsej 17.771 foshnje. Nëse bëjmë një krahasim me shifrat e foshnjave që regjistroheshin dhjetë vjet më parë, diferenca është e madhe. Për shembull, në vitin 2012 numëroheshin mbi 23 mijë lindje brenda një viti, ose mbi pesë mijë më shumë sesa një dekadë më vonë.

    SHTIMI NATYROR JANAR-SHKURT-MARS 2022

    Kërcova – 116

    Struga – 100

    Tetova – 40

    Gostivar – 62

    Dibra -11

    Zhelina -2

    Çair – 23

    Likova – 35

    Studeniçani – 39

    Haraçinë – 41

    Saraj – 73

    SHTIMI NATYROR JANAR-SHKURT-MARS 2023

    Struga – 20

    Likova – 43

    Gostivar – 47

    Kërcova – 62

    Dibra – 0

    Tetova – 12

    Zhelina – 14

    Haraçinë – 30

    Saraj – 53

    Çair – 62

    Studeniçani – 69 /koha/

    Lajmi Paraprak

    RMV, furnizime publike të nënshkruara në katër sy!

    Lajmi i rradhës

    Cigaret elektronike / Kush pi më shumë në Europë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë