RMV, furnizime publike të nënshkruara në katër sy!

    Sipas një hulumtimi të ri nga Qendra për Komunikime Qytetare (QKQ), ka rezultuar se çdo e treta kontratë për prokurim publik në vitin 2022 është lidhur në një procedurë në të cilën ka marrë pjesë vetëm një kompani. Bëhet fjalë për 9.305 kontrata, me vlerë të përgjithshme prej 26 miliardë denarë apo 427 milionë euro. Mesatarisht, vitin e kaluar ka pasur tre oferta për tender, gjë që tregon një rënie të konkurrencës në krahasim me vitin 2021. Sipas këtij, hulumtimi rreth 90 për qind e tenderëve të monitoruar janë zhvilluar më vonë se afati që ishte parashikuar në planet e prokurimit publik. Janë anuluar 31 për qind e procedurave për prokurim publik dhe përmes procedurës jotransparente me negocim pa shpallje publike janë lidhur kontrata në vlerë prej 31 milionë euro. Ky hulumtim është kryer nga janari deri në dhjetor të vitit 2022, ku përfshihen edhe rezultatet e anketës së kompanive për përvojën e tyre në pjesëmarrje në procedurat e prokurimit publik dhe analiza e procedurave pranë Komisionit Shtetëror për Ankesat e Prokurimit Publik.

    Nga analizat rezulton se afatet për fillimin e procedurave të tenderit janë të përcaktuara në planet publike. Deri në 90 për qind të procedurave të monitoruara janë kryer me vonesë, nga 1 deri në 8 muaj. Kështu vihet në pikëpyetje efikasiteti i funksionimit të institucioneve dhe roli i tyre të cilat duhet të kenë planet e prokurimit publik në drejtim të nxitjes së konkurrencës.

    Fakti që çdo e treta kontratë për prokurimin publik në vitin 2022 është lidhur në një procedurë në të cilën ka marrë pjesë vetëm një kompani, sipas QKQ-së, është problematike, sepse mungesa e konkurrencës sjell rritjen e rrezikut në tenderë që vlera më e mirë për paratë e shpenzuara nuk janë marrë. Përqindja jashtëzakonisht e lartë e procedurave të anuluara, nga ana tjetër, vë në dyshim objektivitetin dhe ligjshmërinë e marrjes së këtyre vendimeve anuluese. Në vitin 2022 janë anuluar deri në 31 për qind të tenderëve.

    Subjekti i kontrollit administrativ nga Byroja e Prokurimit Publik në vitin 2022 kanë qenë 270 tenderë, që tregon një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2021 dhe një fushë të vogël kontrolli prej vetëm 1.18 për qind. Byroja e Prokurimit Publik gjatë vitit 2022 ka dorëzuar për herë të parë dy raste në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për abuzime të mundshme me dispozitat e prokurimit publik.

    Vlera e kontratave të lidhura me procedurë jotransparente me negocim pa shpallje në vitin 2022 është 31 milionë euro dhe shënon rënie në krahasim me vitin paraprak për 30 për qind. Çmimi më i ulët është përdorur si kriter për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme në 94 për qind të tenderëve të zhvilluar në vitin 2022, njësoj si një vit më parë. Në të kundërt, mungon aplikimi i ankandit elektronik, i cili është aplikuar në 73 për qind të tenderëve kundrejt 89 për qind në vitin 2021.

    Sipas analizës, numri i ankesave nga kompanitë që kanë dorëzuar 751 ankesa në Komisionin Shtetëror për Ankesa të Prokurimit Publik në vitin 2022 është në rënie, që është 34 për qind më pak se një vit më parë. Për 63 për qind të kompanive, “çmimi më i ulët” si kriter përzgjedhjeje është problemi më i zakonshëm me të cilat përballen në prokurimet publike.

    Gjithashtu, 93 për qind e kompanive besojnë se në ankandet elektronike arrihen çmime jo reale dhe neglizhohet cilësia, ndërsa 54 për qind e kompanive pranojnë se në tenderë ka pazare reciproke. Sipas analizës, 46 për qind e kompanive besojnë se ka korrupsion në prokurimet publike dhe 18 për qind deklarojnë se janë përballur personalisht me korrupsion në tenderë.

    Nga QKQ, kanë rekomanduar që institucionet në vazhdimësi të respektojnë planet e prokurimit publik dhe të punojnë në nxitjen e konkurrencës, sepse vetëm konkurrenca është garanci për shpenzimin racional të parasë publike. “Për të ndjerë efektet reale të kontrollit administrativ në drejtim të reduktimit të keqpërdorimeve dhe korrupsionit, Byroja e Prokurimit Publik, në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik, theksojnë se duhet të zgjerojë më dukshëm fushën e kontrollit dhe tenderëve, bazuar në mbi një vlerësim të rreziqeve ose me kombinim të rastësishëm. Ne mendojmë se aplikimi i ankandit elektronik duhet të jetë përjashtim dhe jo rregull në zbatimin e procedurave të prokurimit publik”, thuhet në fund të raportit nga QKQ. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Aleanca nuk do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Edhe Likova shkel vijën e kuqe sa i përket shtimit natyror të popullsisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë