Edhe lumenjtë na i pastron Zvicra! Në Jegunovc nisi pastrimi i shtratit të Vardarit

    Shtrati i lumit Vardar që kalon në Komunë e Jegunocit shpesh herë edhe shkakton vërshime në fshatin Tudencë, shkruan TV21. Pas më shumë se 3 dekadash dhe pas përmbytjes së fundit në qershor, më në fund, me ndihmën financiare të Zvicrës ka filluar pastrimi i thellë i shtratit të lumit. Për të parë nisjen e pastrimit, atje ishin ministrja e mjedisit jetësore së bashku me përfaqësues të UNDP-së dhe kryetarin e komunës së Jegunocit. Ajo tregoi se projekti, përveç ndihmës financiare zvicerane, mbështete edhe me mjete të Komunës. 

    “Një nga hapat më të rëndësishëm për shmangien nga vërshimet është rregullimi i shtretërve të lumenjve dhe me këtë gjë po fillojmë sot. Kjo do të thotë, pastrimi i shtratit të lumit nga materialet ndërtimore që janë hedhur si dhe rregullimin e vegjetimit të vetë shtratit të lumit që e pengon rrjedhën e lumit. D.m.th. këtu do të punohet për 8.5 kilometër ndërsa i gjithë projekti në të dy komunat pra në Jegunovcë dhe Gostivar do të jetë 17 kilometër. Gjithashtu do të intervenohet në 12 pikat më kritike me gjatësi prej rreth 1 kilometër”, tha Kaja Shukova, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

    Lajmi Paraprak

    Vetmia, qeveritë dhe pleqëria…

    Lajmi i rradhës

    Bocevski: RMV duhet të angazhohet për të pasur qasje në fondet e BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë