Edhe në janar, bora e zuri komunën e Tetovës në “befasi” – lëvizje të vështira në Malësinë e Sharrit

    Rrugët për në fshatrat e malësisë së Sharrit janë të papastruara. Reshjet e borës vështirësuan qarkullimin me makina nga Shipkovica e lartë. Banorët thonë se nuk është hedhur as kripë as rërë.

    “A nuk e shihni a të verbër jeni. Nuk kam pa pastrues, por ja duket që është pa pastruar pa kripë pa asgjë”, u shpreh një banor.

    “Siç e shihni vetë, nuk është fortë e mirë gjendja e rrugës. Ja me zinxhirë jemi sepse bartim nxënësit e shkollës. Tash ka kalua pastruesi, mendojmë se do e pastrojë”, tha një banor.

    Nga komuna e Tetovës thonë se ekipet e pastrimit janë në terren dhe po punohet me gjashtë ekskavator për pastrimin e rrugëve.

    “Nëpër rrugët e qytetit dhe malësisë ekipet janë në terren dhe punojnë në pastrimin e rrugëve dhe hedhjes së kripës. Apelojmë gjithë banorët e Tetovës dhe fshatrave të malësisë që të vozisin me kujdes, dhe të kenë pajisje dimërore”, deklaroi Albi Qamili, Komuna e Tetovës.

    Ndryshe nga rrugët e fshatrave të malësisë së Sharrit, në qytet rrugët janë të pastruara, njëjtë sikurse edhe rruga për në Kodrën e Diellit.

    Lajmi Paraprak

    Objekt pa leje në zemër të Çarshisë, Komuna e Çairit pa informacion për investitorin

    Lajmi i rradhës

    Bordi i Paqes, vlerësim dhe përgjegjësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë