Edhe në Kontinentin më të izoluar jetojnë shtetas të Maqedonisë

    Shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë të shpërndarë në mbarë botën. Kështu thotë lista e Entit për Statistika nga regjistrimi i diasporës. Të dhënat e regjistrimit elektronik tregojnë se shtetasit tanë jetojnë dhe veprojnë në të 7-të kontinentet në botë.

    Antarktiku, “kontinenti i akullt”, është më i largëti dhe më i izoluari i rruzullit tokësorë. Distanca mes Maqedonisë së Veriut dhe Antarktikut është 15,335 km, nëse udhëton me aeroplan me shpejtësi mesatare, për të mbërritur nga Antarktiku në Maqedoni, duhen 17 orë e 2 minuta, e aty jetojnë 3 shtetas të Maqedonisë.

    Shtetas tanë ka edhe në kontinentin e Afrikës. Në çdo vend në Afrikë jeton të paktën një shtetas, e në numër të përgjithshëm kjo do të thotë se më shumë se 200 qytetarë të Maqedonisë jetojnë në kontinentin afrikan.

    Po ajo që shton habinë është se shtetas tanë jetojnë edhe në Korenë e Veriut. Nga Maqedonia e Veriut deri atje nuk kemi ndonjë linjë direkte, po atje jetojnë 14 shtetas të Maqedonisë.

    Siç mund të shihet në listën e publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë, shtetas të Maqedonisë së Veriut jetojnë në edhe në Maldive, në Republikën Domenikane, Kili, Sri Lankë etj.

    Më shumë shtetas të Maqedonisë 43 ka në Mali, në Egjipt 23, në Ganë 16, në Sudan 15, në Tanzani 6, në Nigeri 2 etj. Dy shtetas maqedonas jetojnë në Libi, tre në Sudanin Jugor, gjashtë persona në Tanzani, 16 në Palestinë.

    Sipas të dhënave të publikuara nga ESHS, regjistrimi i diasporës ka zgjatur 7 muaj, ndërsa janë regjistruar 204.850 mërgimtarë. Përpunimi i të dhënave të regjistrimit do të zgjasë gjashtë muaj, por nga Enti besojnë se kjo mund të bëhet shumë më shpejt, pak para ose pas Vitit të Ri. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e gjashtë të fushatës!

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut e interesuar që të zhvillohet në industri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë