Edhe pas 6 ditëve nuk ka përgjegjësi për tragjedinë në Bullgari

    Foto: BGNES

    Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva në konferencë për shtyp deklaroi se kanë kaluar gjashtë ditë nga dita kur humbën jetën 45 qytetarë, ndërsa pushteti ende nuk ka përgjigje se kush duhet të japë përgjegjësi.

    Sipas saj, kjo tragjedi dëshmoi sistemin jofunksional të vendit dhe se tragjedia vërtetoi se në Maqedoni çdo institucion udhëhiqet me lëshime, keqpërdorime, krim dhe korrupsion.

    “Opinioni duhet të merr përgjigje në pyetjen nëse dhe sa herë MPB ka paraqitur vërejtje në Inspektoriat për autobusët e “Besa Trans”, ndërsa insepktorati nuk ka ndërmarrë asgjë. Nëse MPB ka dorëzuar një vërejtje, pse nuk publikohet në opinion”, thotë Miteva.

    Ajo shtoi se qytetarët po kërkojnë përgjegjësi, ndërsa partia e saj kërkon përgjigje dhe përgjegjësi, por edhe masa të jashtëzakonshme.

    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët presin me vite për shtetësi të Kosovës ose Shqipërisë

    Lajmi i rradhës

    Kryeministri taliban i Afganistanit mban fjalimin e parë drejtuar kombit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë