Edhe pse janë të ndaluara, fëmijët në Maqedoni blejnë pije energjike dhe përfundojnë në Toksikologji

    Edhe pse shitja e pijeve energjetike personave nën 18 vjeç është e ndaluar me ligj, fëmijë të mitur mund lirisht t’i blejnë ato në dyqanet që ndodhen afër shkollave fillore. Çmimet për një kanaçe janë të ndryshme, nga 40 denarë e më shumë, njofton Meta, përcjell Nistori.

    Mjekët paralajmërojnë për efektet e dëmshme për trupin e fëmijës për shkak të përbërësve taurinë dhe kofeinë. Në Klinikën e Toksikologjisë ka gjithmonë pacientë të rinj, por edhe të rritur, të cilët kërkojnë ndihmë pasi kanë pirë një sasi të madhe të pijeve energjetike. Toksikologu Dr.Niko Beqarovski nga kjo klinikë, thotë se nuk janë të rralla rastet që pas pirjes së dy pijeve energjetike, vijnë me takikardi të tmerrshme dhe tension të lartë.

    Nuk duan të pranojnë se çka kanë konsumuar

    Beqarovski thotë se të gjitha pijetenergjetike, nëse kombinohen me droga psikostimuluese si ekstazi, marihuana apo kanabinoidë të tjerë (diçka që ndodh shpesh), në ato raste efekti theksohet edhe te pijet energjetike edhe te droga.

    “Do të thotë që nëse dikush kaedhe psikostimulant në vete, rrahjet e zemrës do të shkojnë deri në 140. Të rinjtë që i drejtohen klinikës për ndihmë, rrallë e pranojnë se çka krejt kanëkonsumuar. Thonë se kanë pirë ndonjë pije energjetike dhe e fshehin se kanë konsumuar edhe drogë. Megjithatë, analiza e urinës i zbulon”, thotë mjeku, ku shton se po të pyetej ai, do t’i ndalonte pijet energjetike.

    “Të rinjtë edhe ashtu po pinë gjithnjë e më shumë kafe, prandaj në njërën anë keni kafe, plus pije energjetike, që përmban taurinë dhe kofeinë. Kështu fitohet dozë e dyfishtë kofein. Këta janë stimulues ekstremë dhe e stresojnë papritur organizmin e ri”, shpjegon doktori.

    Ai gjithashtu e vë në pah se kohët e funditështë rriturnumri i përdoruesve të kokainës.

    “Kokaina është drogë e të pasurve, konsumohet nga persona mbi 20 vjeç mbi të gjitha, biznesmenë. Nuk është drogë e lirë që të mund secili ta përballojë. Sidoqoftë, dukuria më e zakonshme është helmimi i trupit me kombinim të alkoolit dhe qetësuesve. Këta gjithmonë i shtrojmë në spital”, shtoi Beqarovski.

    Bombë metabolike për organizmin e ri

    Dr. Oliver Kallpak nga Klinika e Kardiologjisë thotë se rritja e konsumit të pijeve energjetike është bombë metabolike për organizmin e ri.

    “Kur një i ri pin pije energjetike, mund të mos ketë pasoja më të rënda për momentin. Por mëvonë, kur ai fëmijë i mbush 30 vjet, për shembull, shfaqen probleme në sistemin kardiovaskular”, thotë dr. Kallpak,

    Sipas asaj që është publikuar në faqen e Institutit të Shëndetit Publik, pijet energjetike përmbajnë sheqerna, kofeinë mbi 150 mg/l, zakonisht e më së shpeshti prej 250 deri në 300 mg/l. Ato përmbajnë edhe vitamina B dhe ashtu e stimulojnë metabolizmin e sheqerit dhe rrisin aftësinë mendore dhe fizike.

    “Kofeina ka një rol në rritjen e vigjilencës, përqendrimit, por ka edhe efekt stimulues në sistemin kardiovaskular dhe mund të shkaktojë rrahje të shpejta të zemrës, si dhe rritje të presionit të gjakut në rast të dozave të larta. Përveç kofeinës, ato mund të përmbajnë edhe stimulues të tjerë si guarana, taurinë”, thuhet në faqen e ISHP-së.

    Ata paralajmërojnë se pija energjetike nuk duhet të përzihet me alkool dhe se nuk duhet konsumuar njëkohësisht me pije alkoolike dhe gjithashtu në asnjë rast nuk duhet të tejkalohen dy doza në ditë (500 ml). Nuk duhet të konsumohet nga fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç dhe as nga personat e mbindjeshëm ndaj kofeinës, gratë shtatzëna dhe personat me diabet.

    Nuk rekomandohet për fëmijët, diabetikët, nënat që ushqejnë foshnje në gji…

    Kompetentët në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së fundmi analizuan etiketat e disa pijeve energjetike dhe kanë vërejtur se në secilën prej tyre shkruan të mos konsumohen nga fëmijët, nënat që japin gji foshnjeve, personat me probleme kardiake, diabetikët, gratë shtatzëna. Gjithashtu theksohet të mos përzihet me alkool.

    “Në Republikën e Maqedonisë së Veriut në një periudhë pesë mujore janë importuar 2.200.000 kanaçe pije energjetike. Golden Eagle e ka importin më të madh, me gjithsej 940 mijë kanaçe”, thuhet në dokumentin e AUV-së.

    Shkruan Antonija Popovska

    Lajmi Paraprak

    QMBN demanton anketën që u publikua në portale: Nuk ka asnjë sondazh për vlerësimet e partive politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë