QMBN demanton anketën që u publikua në portale: Nuk ka asnjë sondazh për vlerësimet e partive politike

    “QMBN porositi dhe publikoi një sondazh për ‘100 ditët e qeverisjes’. Nuk bëhet fjalë për vlerësimet e partive politike. Nuk ka vlerësime të publikuara në raportin e anketimit”, thotë drejtori i QMBN-së, Aleksandar Krzalovski, pasi disa portale sot kanë publikuar një sondazh me vlerësimet e partive, përcjell Nistori.

    QMBN (Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar) thotë se nuk ka asnjë sondazh të tyre për vlerësimet e e partive politike. Pasi disa portale sot publikuan rezultatet e një sondazhi të opinionit publik me vlerësime për partitë, “360 Gradë” iu drejtua QMBN me kërkesë që të marrë sondazhin për të publikuar të dhënat nga ai në mënyrë autentike.

    Drejtori Krzalovski, tha se nuk ka një sondazh të tillë.

    “QMBN urdhëroi dhe publikoi një sondazh për ‘100 ditët e qeverisjes’. Nuk bëhet fjalë për vlerësimet e partive politike. Nuk ka vlerësime të publikuara në raportin e sondazhit. Në shtojcën e raportit me të dhënat demografike ka një tabelë për përqindjen e mbështetësve të partive për të interpretuar rezultatet e pyetjeve të bëra dhe mbi këtë bazë (ku ka dallime të konsiderueshme), si dhe për elementë të tjerë demografikë ( gjinia, rajoni, arsimi).” – tha Krzalovski për “360 gradë”.

    Ndryshe, një sërë portalesh kanë njoftuar se nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitojë 20,7% të votave, ndërsa LSDM 14,6%, duke u bazuar në sondazhin e agjencisë M-Prospect për nevojat e MCMS. Sipas njoftimeve, BDI ka mbështetje 7.8%, Aleanca 2.9%, Besa 2.3%, e Majta 5.2%, gjë për të cilën Krzalovski e demantoi dhe se nuk bëhet fjalë për anketë të partive politik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Struganët akuzojnë Komunën se nuk u ka paguar për pronat

    Lajmi i rradhës

    Edhe pse janë të ndaluara, fëmijët në Maqedoni blejnë pije energjike dhe përfundojnë në Toksikologji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë