Edhe Struga protestoi kundër EVN-së për faturat e larta të rrymës

    Qytetarët e Strugës përmes protestës shprehën revoltën e tyre për faturat e larta të energjisë elektrike dhe mënyrën e llogaritjes së tyre. Ata kërkuan nga EVN transparencë të plotë mbi metodologjinë e llogaritjes, publikimin e elementeve që ndikojnë në çmim dhe rishikimin e çdo praktike që mund të rezultojë në dëm të qytetarëve.

    Kërkuan edhe sqarim institucional dhe rishqyrtim të kompensimit që paguajnë ndaj EMV-së, me qëllim që çdo pagesë të bazohet në nevojë reale, e jo vetëm të justifikohet formalisht me ligj.

    Organizatorët thanë se në rast të mungesës së përgjigjes dhe hapave konkretë për korrigjimin e kësaj praktike, do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet ligjore dhe të paraqesin ankesa kolektive tek organi rregullator kompetent dhe tek institucione të tjera përkatëse.

    Lajmi Paraprak

    Autokrati i mirë, si burgu pa mure!

    Lajmi i rradhës

    “MINISTËR KANABISI” | Mexhiti akuzon Taravarin, ky i fundit paralajmëron padi për shpifje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë