Edi Rama me kritika në konferencë: Rruga deri këtu ishte e vështirë, premtime të pa mbajtura dhe shuplaka në fytyrë

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian nuk la pa përmendur sfidat me të cilat jemi përballur në këto vite.

    Rama tha se vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë me punë të palodhur nga Shqipëria e me refuzime nga Bashkimi Evropian. Teksa e krahasoi me “Mitin e Sizifit”, Rama tha se përpjekja e Shqipërisë për të arritur majat, u rrëzua dhe u kthyer poshtë herë pas here, por ‘vazhduam duke mos e humbur besimin edhe kur u përballëm me shuplakën në fytyrë’-shtoi ai.

    Pjesë nga fjala e Ramës:

    Ne zgjodhëm t’i japin gjithçka Europës. E bëmë sepse besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirie. Por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të menduarit. Një mënyrë që shkëputet njëherë e përgjithmonë me të kaluarën. Europa me vlerat, parimet e standardet e saj që është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër. Një Ballkan i hapur i katër lirive të BE-së. Duke nisur nga sot, bisedimet nuk e bëjnë ëndrrën ton realit, por bëhet një realitet më i mirë për të ndjekur ëndrrën. Ajo që kemi arritur deri tani, është vetëm fundit i fillimit.

    Të gjithë e dinë, rruga jonë nuk ka qenë e lehtë. Vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë mes punës së palodhur, premtime të pa-mbajtur dhe rinisjeve të vështira. Një përpjekje për të arritur majat dhe e kthyer poshtë herë pas herë si në ‘Mitin e Sizifit’. Ne vazhduam duke mos e humbur besimin edhe kur u përballëm me shuplakën në e padrejtë në fytyrë.

    Çfarë unë besoj se është e vërtetë, më duhet ta ruaj, atë që më duket kaq e qartë edhe kundër meje, më duhet ta mbështes. Në ato pak vite që lam pas, zinxhiri i refuzimeve për të nisur bisedimit u zgjerua nga ngjarje të tmerrshme si tërmeti, pandemia dhe e fundit lufta. Nëse një zot do t’i kishte planifikuar këto pengesa për të testuar angazhimin tonë, nuk do ishin në gjendje të dilnin në një kombinim shkatërruar. Por ne dolëm më të mirë dhe më të fortë. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    “El Pais”: Barcelona dhe Bayerni gënjyen për çmimin e Lewandowskit

    Lajmi i rradhës

    Spasovski: Presim në periudhën në vijim të nënshkruhet marrëveshja me FRONTEKS-in

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë