Edukatorët e çerdheve ankohen se obligohen të bëjnë shumë punë administrative

    Plotësimi i ditarit, mbushja e dosjeve dhe më pas kalimi i këtyre të dhënave në ditarin elektronik, i cili më shumë është jashtë funksionit se sa në shërbim të punonjësve, përbën shqetësim për edukatoret e çerdheve. Ato ankohen se çështjet administrative marrin një pjesë të madhe të kohës së tyre. Por kjo nuk është e gjitha, thotë edukatorja e çerdhes “Rinia” në Tetovë, Vjollca Qamili.

    “Shumë është e lodhshme, aq është i ngarkuar sistemi me punë administrative sa që mendja nuk ua merr. Ndodh shpesh që t’i lejmë punët tjera tona si rezultat i kohës që na mungon e që na merr puna administrative. Nuk kemi as asistentë edhe pse kemi shumë nevojë për asistent. Nuk kemi shpjegim prej askujt përse, vetëm na thonë se duhet kështu. A ta organizojmë kohën me fëmijët apo të merremi me shkrimet. Më e keqja është se në ditarin elektronik ndodh edhe nga tri herë ti shkruajmë të njëjtat gjëra dhe na fshihen nuk ruhen. Në hall jemi vërtetë, Ministria duhet të ketë parasysh se profesionin e kemi zhvillimin e fëmijëve tu përkushtohemi atyre jo punëve administrative”, tha Vjollca Qamili, edukatore.

    Ndërkohë ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale thotë se ditari elektronik ka filluar të funksionojë normalisht dhe edukatoret nuk duhet të bëjnë punë të dyfishta. Sipas tij duhet të punohet vetëm në ditarin elektronik.

    “Ditari elektronik tashmë ka filluar të funksionojë dhe tashmë filloi edhe evidenca dhe kjo është e mirë sepse do ta dimë saktë në cilin moment sa fëmijë kemi. Duhet të jetë vetëm elektronike”, u shpreh Gjoko Vellkovki, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

    Ndërkohë jo të gjitha çerdhet kanë pajisur edukatoret me kompjuterë në vendet e punës dhe për këtë qëllim ato janë të detyruara që plotësimin e ditarit ta bëjnë ose nga telefonat celularë ose në shtëpi pas mbarimit të orarit të punës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Abetarja e unifikuar, akoma nuk gjen zbatim në shkollat shqipe në RMV

    Lajmi i rradhës

    “Miliona euro ndahen pa bazë ligjore me të cilat mund të ndikohen zgjedhjet në RMV”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë