“Miliona euro ndahen pa bazë ligjore me të cilat mund të ndikohen zgjedhjet në RMV”

    Institucionet lokale dhe qendrore, duke u bazuar në një ligj për të drejta diskrecionale, janë duke ndarë shuma të mëdha parash pa procedura dhe tenderime, për çka prokuroria duhet të fillojë hetime.

    Kështu thotë në Programin 200 në Alsat, Jugosllav Gjorgjievski, jurist dhe ekspert i reformës në administratë, sipas të cilit bëhet fjalë për miliona euro. Ai thotë kjo praktikë ngjall shumë dyshime dhe është korruptive por asnjë nga partitë nuk do ta ndryshojë sepse të gjitha e shohin si mundësi përfitimi.

    Sipas ekspertit Gjorgjievski, me paratë që përdoren, mbi bazën e të drejtave diskrecionale, mund të ndikohen edhe zgjedhjet. Jugosllav Gjorgjievski është autor i një studimi, i cili shqyrton katër komuna dhe si ato kanë përdorur fonde mbi bazën e të drejtës diskrecionale ku sipas tij qindra mijëra euro janë dhënë pa procedura, pa shpjegime të duhura dhe në forma jo ligjore.

    Të drejta të tilla diskrecionale kanë edhe institucionet qendrore thotë Z. Gjorgjievski.

    Lajmi Paraprak

    Edukatorët e çerdheve ankohen se obligohen të bëjnë shumë punë administrative

    Lajmi i rradhës

    Myslimanët bëhen gati për Ramazan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë