Papunësia shënon rritje gjatë muajit prill në Gjermani

    Në Gjermani gjatë muajit prill numri i të papunëve ka arritur në gjithsej 2 milionë e 760 mijë, pavarësisht masave të qeverisë për të mbrojtur fuqinë punëtore.

    Në të dhënat e Agjencisë Federale Gjermane të Punësimit (BA), thuhet se pritjet për shifrën e të papunësuarve në muajin prill ishin për një rritje prej 10 mijë.

    BA njoftoi se në muajin prill shkalla e papunësisë në vend ishte 6 për qind.

    Ndërkohë, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave Gjermane (Destatis), papunësia në muajin mars 2021 në krahasim me muajin e mëparshëm nuk pati ndryshime. Ndërsa për sa i përket numrit të të punësuarve, ajo u rrit me 16 mijë dhe arriti në 44 milionë e 299 mijë.

    Në njoftim thuhet se numri i njerëzve të punësuar në vend vazhdon të mbetet nën nivelin para pandemisë.

    Ekonomia u tkurr me 4.9 për qind në vitin 2020 për shkak të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

    Lajmi Paraprak

    Ofertë nga Katari për Ezenë, Kukësi mendon për shitjen e tij: Ja prapaskenat!

    Lajmi i rradhës

    Rahoveci barazon serinë gjysmëfinale ndaj Yllit, finalisti vendoset në ‘Mizahir Isma’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë