“Ekonominë e Maqedonisë e pret një cunami”

    Ekonomia e Maqedonisë është e kërcënuar nga një cunami energjetik, kështu thanë sot nga Lidhja e Odave të Maqedonisë.  Nga aty theksuan se përderisa kompanitë tona paguajnë çmimet e energjisë elektrike që janë të vendosura në tregun e hapur, që janë nga 600 deri në 700 euro për megavat orë, në vendet përreth kompanitë paguajnë rrymë dukshëm më lirë me çmime 50, 80 apo 100 euro për megavat-orë. Kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike Trajan Angelovski theksoi se çmimet në tregun e hapur janë jashtë kontrollit dhe kërkoi nga Qeveria që të ndërhyjë urgjentisht.

    “ELEM duhet rë sigurojë sasi shtesë të energjisë nga prodhimi vendor për tregun e lirë dhe në këtë mënyrë të ushtrojë presion pozitiv për të ulur çmimet jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu, të mos diskriminohen kompanitë që janë në tregun e lirë”, tha Trajan Angelovski.

    Angelovski theksoi që është e nevojshme të mundësohen procedura të shpejta për instalimin e fotvoltaikëve. Si dhe EVN-ja duhet të japë pëlqimin energjetik brenda afatit prej 7 deri në 10 ditë.

    “Komisioni rregullator në këtë moment kërkojnë 24 dokumente me karaktere të ndryshme dhe 500 euro dhënie të fiskaleve në çdo kërkesë. P.sh. nëse ju dëshironi të instaloni 50 kë fotovoltaikë elektrik, paguani 500 euro dhe nëse dëshironi ta zgjeroni Përsëri 500 euro”, deklaroi Trajan Angelovski.

    Lidhja e Odave Ekonomike  vlerësoi se kriza energjetike do të zgjasë dhe kërkoi nga shteti që në rast krize të merr borxh.

    Propozimet dhe rekomandimet për përballimin e pasojave të krizës energjetike, LOE do t’i dorëzojë me shkrim Qeverisë në ditët në vijim. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Më pak viza Shengen për shtetasit e Turqisë

    Lajmi i rradhës

    Mbi 100 milionë euro humbje nga vjedhjet e energjisë elektrike në vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë