Eksperët: RMV të mos e ndryshojë qasjen ndaj BE-së

    Pas Presidentit Stevo Pendarovski edhe ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, pas bllokadës së re nga Sofja, tha se bashkëpunimi me SHBA duhet të ringjallet. Osmani njeh qasje të re nga administrata amerikane e Bajdenit.

    Si partnerë strategjikë që nga viti 2008, synimet tona janë të ringjallim dhe zgjerojmë bashkëpunimin tonë si aleatë të ri – tha Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

    Disa ekspertë në deklaratën e Pendarovskit me të cilën ai kërkoi që shteti të përqendrohet në marrëveshjen me Uashingtonin nga 13 vjet më parë, vërejnë zhgënjim te kreu i shtetit, pas një serie bllokimesh nga unioni për të filluar negociatat.

    Atë që duhet ta kemi parasysh është se disa gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Jemi bërë anëtar të NATO-s, kemi situatë të ndryshuar ndjeshëm. Së dyti, administrata e SHBA-ve është ndryshuar, e cila është në një marrëdhënie krejtësisht të re me BE-në dhe po përpiqet të ndërtojë pozicion të unifikuar për Ballkanin Perëndimor – u shpreh Malinka Ristova – Jordanova, EPI.

    Ristova-Jordanova tregon se kur Maqedonia përballet me një problem serioz në politikën e jashtme, menjëherë kërkohet një alternativë që do nënkuptonte shpëtim të menjëhershëm nga qorrsokaku.

    Nuk mendoj se kjo është zgjidhja. Duhet të ketë strategji më të qëndrueshme të politikës së jashtme që do të përcaktojë qartë veprimin dhe nuk do të ketë kthesa të përnjëhershme, sepse në asnjë rast nuk duhet të neglizhojmë marrëdhëniet me vendet anëtare të BE-së, veçanërisht jo në këtë situatë – deklaroi Malinka Ristova – Jordanova, EPI.

    Pendarovski, përveç thirrjes për bashkëpunim të intensifikuar me Shtetet e Bashkuara, tha se kjo nuk do të thotë neglizhim i rrugës për në BE. Megjithëse pyetëm në zyrën e Presidentit dhe në Ambasadën Amerikane, nuk morëm shpjegim se çfarë do të thotë saktësisht deklarata e kreut të shtetit dhe cilat janë ato fusha të marrëveshjes me Uashingtonin nga 2008 të cilat duhet të konkretizohen. Deklarata e Partneritetit Strategjik u nënshkrua pas vetos greke në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008. Shtetet e Bashkuara janë zotuar të jenë garantuesit e sigurisë së vendit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si të parandaloni ndryshimet hormonale

    Lajmi i rradhës

    I nxehti përvëlues përfshin Ballkanin, vendi ynë hyn në fazën portokalli

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë