Ekspertët: Me buxhetin e vitit të ardhshëm nuk do të kemi as zhvillim dhe as standard më të mirë

    Buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm nuk mund të quhet zhvillimor, sepse ritmi vjetor i rritjes ekonomike nuk është as tre për qind, vlerësojnë ekspertët për Alsat. Me një parashikim të tillë ruhet vetëm paqja sociale, mbulohen shpenzimet bazë të shtetit dhe të gjitha pa investime serioze kapitale, që do të inicionin një zhvillim afatmesëm.

    “Mund të vazhdojmë kështu për 300 vjet, por nuk do të kemi kurrë zhvillim. Në këtë mënyrë nuk do të kemi zhvillim, nuk do të kemi rritje të standardit të jetesës. Ne do të mbetemi në fund të integrimeve drejt Bashkimit Evropian, dhe dikush do të na mbështesë nga mëshira, si shtet”, tha Abil Baush – ekonomist.

    Sipas opozitës, buxheti i propozuar është vetëm konfirmim se qeveria nuk ka një plan për të përballuar krizën. Si shpjegim japin të dhënat se deficiti i parashikuar në arkën e shtetit për vitin e ardhshëm është dyfish më i madh, që është pesë për qind e rritjes së ekonomisë.

    “Këto do të jenë 5,3 miliardë euro të hedhura për kosto jo produktive, pa asnjë përfitim dhe pa komponentë zhvillimi. Propozimi i buxhetit të Kovaçevskit aludon se nuk respektohet parimi i konsolidimit financiar, dhe se paratë mund të shpenzohen nën dyshimin për krim dhe korrupsion”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Sipas propozim-buxhetit për vitin 2023, vitin e ardhshëm qeveria planifikon të mbledhë të hyra prej 4,6 miliardë eurosh, por edhe të shpenzojë një rekord prej 5,3 miliardë eurosh. Inflacioni parashikohet në nivelin e lartë 7,1 për qind

    Lajmi Paraprak

    “Vendimi për ngrirjen e çmimit të druve dhe peletëve, tallje me popullatën”

    Lajmi i rradhës

    Kompanitë metalurgjike: Vështirë se do të vazhdojmë të ekzistojmë në treg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë