Ekspertët: Vdekja e Rexhail Qerimit, njollë e zezë për gjyqësorin

    Përskaj Ligjit të procedurës penale, propozim-Ligj për rivlerësimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurë gjyqësore mbetet mundësia e cila do ta zbardhte rastin “Alfa”.

    Propozimi i cili ka ngecur në fazën e parë në Kuvend, mundëson rishqyrtimin e rasteve ku konstatohet shkelje të drejtave themelore.

    “Shkelja e të drejtës së barazisë; e drejta për liri dhe e drejta për jetë; shkelja e integritetit fizik dhe moral; shkelja e prezumimit të pafajësisë; garantimi i sigurisë dhe fshehtësisë së të dhënave personale; keqpërdorimi i dëshmitarëve të mbrojtur, dëshmitarë të rrejshëm, polic ose agjent provokues; keqpërdorimi i sistemit AKMIS; shkelja e të drejtës së mbrojtjes; fabrikimi i fakteve”, thuhet në Propozim-ligjin për rivlerësimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurë gjyqësore..

    Ekspertët vlerësojnë se ekspertiza e mbrojtjes e përgatitur jashtë vendit është dëshmi e mjaftueshme që gjykata ta kthejë lëndën në rigjykim. Sipas ish gjykatësit Sejfulla Osmani, një veprim i tillë nuk ndërmerret si pasojë e mungesës së guximit të gjykatësve.

    “Ne e dimë të gjithë se gjykatat në Maqedoni të Veriut kanë probleme me pavarësinë dhe vendosjen e paanshme në çështje dhe mendoj se kjo është një nga ato rastet gjykata tregon anshmëri, tregon mungesë të kapaciteteve për tu përballur me dëshmitë dhe provat të cilat jo gjithmonë shkojnë në favor ta aktakuzës. Mungon guximi i gjykatësve dhe ata jo rrallë herë kanë për tendencë që t’i zgjasin proceset në këto raste me qëllim amortizimin e asaj çfarë ka ndodhur realisht dhe është si provë. Ky nuk është rasti i vetëm. në aspektin material nuk dua të futem, por gjithsesi i kushton drejtësisë dhe gjithë neve si qytetarë”, deklaroi Sejfulla Osmani, ish gjykatës.

    Rasti “Alfa” akoma pret zbardhje. Pas vdekjes së Rexhail Qerimit, autoritetet u alarmuan për drejtësinë e munguar, por duke mos ndërmarrë asgjë konkrete edhepse ekspertiza e realizuar nga ekspertë serbë konstatoi se i ndjeri Rexhail Qerimi dhe i dënuarit tjetër Agim Islami nuk janë personat të cilët vërehen në video incizim, mbi të cilin ishte ngritur akuza për vrasje dhe gjykata kishte sjell vendim me burg të përjetshëm. Gjykata Penale mbanë pezull ekspertizën si dëshmi e cila sjell moment të ri mbi epilogun gjyqësor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Aksidentet fatale”, protesta kundër dhunës në trafik

    Lajmi i rradhës

    Si u bë Facebook-u “opiumi i masave”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë