Ekstremizmi online në Maqedoninë e Veriut!

    Viteve të fundit vërehet ulje e nivelit të ekstremizmit online fetar në Maqedoninë e Veriut, thotë Emir Hasanoviç, koordinator për vendet e Ballkani Perëndimor në Institutin për dialog strategjik. Ky lloj ekstremizmi ende vazhdon të jetë prezent, me tone më të zbutura, tregon hulumtimi i fundit mbi këtë çështje.

     “Por,  p.sh disa imam që kanë qenë të lidhur me organizata ekstremiste dhe që nuk janë aktiv vetëm në vendin tonë, por në skenën ndërkombëtare ata pak e kanë zbutur diskursin e tyre, por ende ajo është një rrugë drejt ekstremizmit. Ajo përmbajtje ekstremizmi nuk ekziston në nivel siç ka qenë në vitin 2016, por edhe organizatat ekstreme nuk janë më aq të fuqishëm dhe të interesuar për përhapje si në 2016”, tha Emir Hasanoviç nga Instituti për Dialog Strategjik.

    Sipas hulumtimit, ekstremizmi online më i theksuar është në aspektin politik dhe ndëretnik, thotë Hasanovic, ndërsa kjo vjen si rezultat i punës së Qeverisë, rezultat i klimës politike dhe rezultat i diskursit politik në përgjithësi. Për të përmirësuar gjendja, Instituti ka dalë me disa rekomandime drejtuar institucioneve që janë përgjegjëse për zhvillimin e shoqërisë.

     “Ne i kemi inkurajuar institucionet të adresojnë gjuhën e urrejtjes në një mënyrë sistematike sipas hulumtimit dhe propozimeve tona, por edhe i kemi inkurajuar institucionet të punojnë me të rinjtë të zhvillojnë një koncept të ri të qytetarit online i cili është i nevojshëm në shekullin. Duhet t’i edukojmë të rinjtë dhe t’i përgatisim se si të funksionojnë në atë eko-sistem, si të dinë se çfarë janë ballina zyrtare, çfarë janë informatat që mund të besojnë dhe çfarë është ekstremizmi, ku vjen liria e fjalës dhe ku fillon gjuha e urrejtjes dhe ajo është një gjë që ne duhet të punojmë”, theksoi Emir Hasanoviç nga Instituti për Dialog Strategjik.

    Në aspektin politik, ekstremizëm ka pasur në aspektin e Marrëveshjes së Prespës dhe në temën e Revolucionit laraman, ndërsa sipas hulumtimit, ekstremizmi online politik sjell deri te ekstremizmi ndëretnik. Raporti është përgatitur nga Instituti për dialog strategjik, hulumtimi është kryer me një softuer të posaçëm në të cilin janë analizuar 1 milion e 200 mijë postime në rrjetet sociale dhe forume. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Shtatë arsyet pse kostoja e jetesës po rritet në mbarë botën

    Lajmi i rradhës

    RMV, 1 jetë dhuroi shansën për 3 jetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë