Elezi: Bujar Osmani nuk la e pa ngjyer lugën në korrupsion edhe duke qenë ministër i MPJ

    Koalicioni VLEN thotë se me gjasë BDI-ja do ta kandidojë Bujar Osmanin për president të shtetit, por sipas opozitës shqiptare Osmani nuk mund të jetë kandidati i shqiptarëve.

    VLEN akuzon Osmanin se po e mbyll mandatin e shefit të diplomacisë pa realizuar qoftë edhe një vizitë të vetme në Kosovë dhe pa dënuar sulmin terrorist në Banjskë. Opozita shqiptare gjithashtu hedh dyshime për përfshirjen e Osmanit në korrupsion.

    “Sikur të mos mjaftonte kjo qasje indiferente ndaj Kosovës dhe interesave shqiptare në rajon, ai – si ministër i njohur edhe më parë me afera korruptive – nuk la e pa ngjyer lugën në korrupsion edhe duke qenë ministër i Punëve të Jashtme. Ishte ngjarja e organizimit të samitit të OSBE-së në Shkup që e zbardhi prirjen e tij korruptive, për çka edhe vetë e pranoi dhe kërkoi falje, ndërsa jo më pak të dyshimta kanë qenë edhe tenderët e realizuar me kompaninë “Eurovia”, si dhe ato për makinat që janë përdorur për samitin e OSBE-së. Sidoqoftë, këto dhe të dhënat e tjera që do t’i publikojmë ditëve në vazhdim janë dëshmi e bollshme për ta kuptuar se gjithkush nga BDI-ja mund të ishte i pranueshëm si shqiptar, por Bujar Osmani nuk mund të jetë kandidat i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Amir Elezi, koalicioni VLEN.

    Lajmi Paraprak

    Një familje në RMV ka nevojë për katër paga minimale për të mbijetuar

    Lajmi i rradhës

    “Gjuha nga ana e nënës”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë